Ditën e shtunë erdhi në Tiranë Imzot Vinçenc Palia, përfaqësues i Komunitetit të Sant’ Egidio-s. Mirë se na e solli Zoti! Më shumë se një javë pas dhunës tragjike që ndodhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para selisë së Këshillit të Ministrave, ne, shqiptarët që kemi vendosur të jetojmë në vendin tonë, nuk po shihnim ende asnjë fije shpresë të mirë. Lexo artikullin e plote »
Koha për hetim
Në teorinë e hetimit të një ngjarjeje kriminale (me dëme dhe viktima), faji nuk është asnjëherë jetim. Për shkencën penale, faji është gjithmonë me dashje ose me pakujdesi (neni 14 Kodi penal). Për ligjin penal, fajtor me dashje është ai që parashikon pasojat dhe me ndërgjegje lejon ardhjen e tyre (neni 15 Kodi Penal). Lexo artikullin e plote »
Më shumë DICK, se DICK Marty!
Duket se zhurma dhe politika e opozitës në këtë fillimviti e ka vendosur Shqipërinë edhe një herë, për gjatë një jave të tërë, në listën e lajmeve kryesore të stacioneve kryesore ndërkombëtare. Ajo që me shumë mundim ishte arritur këto vite të fundit, ditë pas dite dhe hap pas hapi, që Shqipëria të përmendej pozitivisht në lajmet e mediave botërore, që Shqipëria të ishte Lexo artikullin e plote »
Spiralja e “puçit të butë” të shtetit
Filozofi Niçe ka thënë: “Ai që pretendon se lufton me monstrat, ka gjasa të bëhet monstër vetë”. Pikërisht kjo duket se po ndodh me reagimin që po tregon Sali Berisha pas demonstratës së dhunshme të 21 janarit, të cilën ai e etiketon rëndom si “puç” shteti, pavarësisht se ajo që ndodhi nuk ka asgjë të përbashkët me definicionin e vërtetë që ka kjo shprehje. Lexo artikullin e plote »
Liria e kërcënuar nga feudi i injorancës
Liria është një koncept i gjerë, që, përveç të tjerash, përfshin edhe disa të drejta bazë dhe disa detyrime të ndërsjella, të paracaktuara, midis qytetarëve dhe qeverisjes. Është e dukshme se në Shqipëri, në mënyrë të hapur liritë bazë dhunohen e kërcënohen në mënyrë të vazhdueshme dhe kjo nga ata që e kanë këtë mundësi, që janë në fakt shtetarët e këtij vendi të vogël, të cilët qëndrojnë në krye të zyrave të shtetit si monarkë të pashpallur dhe kjo sepse përzgjedhja e tyre është bërë në mënyrë krejt abuzive dhe të jashtëligjshme. Lexo artikullin e plote »
Koha per t’i thene “JO” Republikes se Berishes
“Mos lejoni që në Shqipëri të kryhet një grusht shteti brenda shtetit”! Kjo është thirrja që opozita u drejtoi “ndërkombëtarëve” në një përpjekje për të ndalur persekutimin e opozitës nga ai që lideri i saj, Edi Rama, e quajti “regjim i kusarisë”. E ndërsa Kryeministri Berisha po përshkallëzon një aksion politik mbiligjor dhe autokratik kundër opozitës, në qarqe politike dhe gazetareske perëndimore janë shtuar zërat që kërkojnë një ndërhyrje më të prerë dhe më të qartë të BE-së dhe SHBA-së lidhur me krizën në Shqipëri. Lexo artikullin e plote »
Kush është gënjeshtra e radhës?
Deri tani janë bërë shumë. Dhe bien shumë në sy. Dhe në situatën e gonglëzuar kaq keq, gjasat janë se ato do të vijnë duke u shtuar. Gënjeshtra pjell gënjeshtrën. Ajo e radhës do të jetë shumë herë më e lartë, më e fortë dhe më me pasoja se simotra pak më parë. Është njësoj si me firmat piramidale. Pas çdo muaji, rriteshin përqindjet (lexo gënjeshtrat) deri sa erdhi momenti që i zuri të gjithë brenda. E njëjta gjë po ndodh edhe me kryetarin e Partisë Socialiste. Lexo artikullin e plote »
Me një gjest të gjetur marketingu politik, kryetari i opozitës, Edi Rama, ka përmbyllur të premten mbrëma, në një konferencë shtypi post-demonstratë, dyshimet, për disa të kërkuara, të mazhorancës për një grusht shteti të mbetur në tentativë. Një rishikim i shpejtë i termave politikë mjafton për të lexuar se një grusht shteti i suksesshëm ka nevojë për gërshetimin e dy elementëve. Lexo artikullin e plote »
Drejt institucioneve
nga Artan Fuga
Është e padiskutueshme që, aktualisht, funksionimi dhe marrëdhëniet mes institucioneve që përfaqësojnë fuqinë publike në të gjitha hallkat, sektorët kryesorë dhe nivelet e kompetencave, janë tronditur fort. Sigurisht, kjo gjë është shumë shqetësuese për qytetarin që kërkon siguri për jetën e tij, garanci për bizneset që kanë merak për të mirat materiale dhe financiare që kanë në qarkullim, për familjarët, për të gjithë qytetarët që e kanë të domosdoshëm dhe jetik qarkullimin në hapësira sociale të sigurta. Lexo artikullin e plote »
Nderi i Gardës dhe Nderi i Ushtarit
Për paradoks, disa ditë më parë në Gazetën “Mapo” botova shkrimin “Nderi i Ushtarit”, sepse isha kundër mosdhënies së pensioneve të merituara dhe të posaçme për ushtarakët shqiptarë. Sot dëgjojmë dhe ridëgjojmë një debat politik të nxehtë për “Gardën e Republikës”, për aktet e saj “heroike” apo “kriminale“, pasuar kjo me një retorikë të bujshme dhe të thekshme. Opozita i mbiquan gardistët “hordhi vrasëse”, pushteti i quan “heronj” që mbrojtën Institucionet. Lexo artikullin e plote »









