“Bota e gazetarise ka ndryshuar dhe do te vazhdoje ta beje kete”. Nuk ka dyshime Steve Forbes, CEO i Forbes Inc. qe publikon edhe revisten e famshme me te njejtin emer. Me ndryshimin qe kane sjelle Mediat e Reja, shkruan ai, “po ndryshon edhe roli i gazetarit. Kushdo mund te jete nje reporter sot”. Lexo artikullin e plote »
Steve Forbes: Te gjithe jemi blogger dhe gazetari po ndryshon
Gazetare qe bejne pallate dhe ndertues qe bejne gazeta
Nuk e di nese e vute re dje ne Tv, por edhe Zeri i Amerikes ka “zbuluar” kohet e fundit se liria dhe pavarasia e medias ne Shqiperi po kercenohet nga politizimi i saj. Disi me vonese, do te thoja, pasi problemet qe hasin aktualisht gazetaret shqiptare jane te njejtat qe kane shoqeruar te gjithe periudhen e demokracise. Lexo artikullin e plote »
“Gazetaret bashkefajtore ne justifikimin e lufterave dhe masakrave”
“Gazetaria e keqe eshte pergjegjese per vdekjen e mijerave njerez ne konfliktet ne Irak dhe Afganistan”, mendon gazetari dhe regjizori John Pilger. Ne dokumentarin e tij te fundit, “The War You Don’t See”, permes intervistave me reporteret e kanalave me te medha televizive dhe komisareve te OKB-se, Pilger tregon sa shume eshte manipuluar informacioni nga ata qe u interesonin konfliktet per te shfrytezuar burimet natyrore dhe jo per te eksportuar demokracine. Lexo artikullin e plote »
Visar Zhiti: Mos e harroni ‘Realizmin e Dënuar’
nga Ben Andoni
Në këtë intervistë të shkurtër, shkrimtari i njohur shqiptar, pjesë e kalvarit të madh që përshkruan një pjesë e komunitetit të artistëve në periudhën komuniste, bën një përmbledhje të shkurtër, të asaj, që ai e plazmoi me botimin e librit të fundit: “Panteoni i nëndheshëm”.
Në këtë kohë globalizmi, duket se gjithçka harrohet. Xhelati është i qetë sërish, ndërsa viktima e tij, vazhdon të qëndrojë e traumatizuar. Në një karusel gjigant të gjitha rrotullohen frikshëm. Të vërtetat kinse harrohen. Lexo artikullin e plote »
Sheshi, atdheu i verës që nuk pi verë
Ju kujtohet “Sheshi i Zi” dhe “Sheshi i Bardhë”? Dy marka të njohura të verës shqiptare për shumë dekada. Banorët e Sheshit, nga ku ka marrë emrin marka më e njohur e verës shqiptare, prodhojnë një nga pijet më cilësore të vendit, por për të mos e pirë kurrë vetë. Diçka ka ndryshuar me brezin e ri të sheshianëve, që pas ndërtimit të një ure lokale, po i rikthehen fshatit të tyre me namin kaq të madh. Sa për shtetin, në lidhje me ndihmën e fermerëve, atë harroje. Shteti shqiptar ashtu si për Sheshin, rri dhe sodit edhe komunitetet e tjera që kanë lartësuar marka të tilla… Lexo artikullin e plote »
Të gjithë kundër të gjithëve – Mes dashurisë dhe urrejtjes
nga Lorenc Vangjeli
Edhe veç e veç, këto histori të kujtuara nga MAPO, do të ngjallnin trishtim. Kjo është një listë kronologjike e dashurive dhe urrejtjeve të mëdha politike që janë prodhuar në këto 20 vjet në një vend me kostum evropian, me “antiplumb” euroaltantik, por me thelb tërësisht komunist, otoman dhe bizantin. Kryeministri Berisha dhe gjithë të tjerët, çfarë shkon keq në Shqipëri në segmentin e pamoralshëm dashuri-urrejtje politike dhe anasjelltas. Lexo artikullin e plote »
Sa është realisht rritja ekonomike e Shqipërisë
nga Ani Ruci
Për mendimin e pavarur ekonomik raportet e organizatave financiare ndërkombëtare në favor të rritjes më të madhe ekonomike mbështeten më shumë në shifrat e ofruara nga qeveria sesa në situatën ekonomike në vend.
Raporti i fundit i Bankës Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim,(BERZH-i) e vendos Shqipërinë në krye të rritjes ekonomike në rajon, për këtë vit. Kryeministri Berisha, duke komentuar raportin e BERZH-it u shpreh: “Rritja ekonomike e Shqipërisë është e bazuar në kërkesën e brendshme, raporti i BERZH-it bën këtë konkluzion kur eksportet në Shqipëri janë rritur më shumë se në çdo vend tjetër.” Lexo artikullin e plote »
Në emër të imunitetit
nga Skender Minxhozi
Paprekshmëria e parlamentarëve shqiptarë dhe mënyra sesi trajtohet imuniteti dhe e drejta e fjalës në parlamentet e vendeve të tjera.
Imuniteti parlamentar është një temë në modë. Dje dhe sot. Para dhjetë vjetësh dhe në momentin aktual. Një “bizhu” që të gjithë e konsiderojnë të pavlerë dhe të tepërt, sa herë që debati politik për korrupsionin ndizet dhe sa herë që dy partitë e mëdha dëshërojnë të bëjnë figurë të bukur para zgjedhësve. Lexo artikullin e plote »
Naftë vendi – naftë pa hile
nga Ervin Qafmolla
Në një nismë të rrallë, kompanitë e naftës dhe institucionet shtetërore janë radhitur në të njëjtën llogore, në luftë kundër firmave që tregtojnë naftë me cilësi të keqe. Kjo do të thotë se një pjesë e sektorit është formalizuar dhe po përballet me konkurrencën jo-ortodokse të kolegëve që tregtojnë jashtë standardi. Nafta e prodhuar në vend, rezulton problemi kryesor për momentin. Legalizimi i një pjese të bizneseve të këtij sektori duket se ka nisur një reaksion zinxhir në krejt tregun e hidrokarbureve. Lexo artikullin e plote »
Mjerim kafshësh
nga Gladiola Bendaj
Mungesa e investimit dhe reduktimi i përhershëm i kafshëve në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, e bëjnë një eksperiencë të dëshpëruar vizitën në të. Në mungesë të një zgjidhje tjetër më të mirë për të pasuruar sado pak atë ç’ka ofrohet, është krijuar së fundmi edhe sektori i kafshëve shtëpiake dhe bujqësore. Tani në Zoo-në e Tiranës, mund të shikoni delen, dhinë, gomarin, kalin, qenin, macet, lepujt e pëllumbat. Lexo artikullin e plote »

