Thursday, February 23, 2012

Ngjyrat etnike te botes

Postuar mha admin me May - 31 - 2011 Komento

nga Kim Mehmeti

Pa marrë parasysh se kush do i fitojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, dielli do të vazhdojë të lindë e të perëndojë sikur të mos kishte ndodhur asgjë e re në këtë gjithësi. Aq ia bën diellit nëse këto zgjedhje do i fitojë VMRO-ja e Gruevskit, me çka do të vazhdojë kalbja e brendshme e Maqedonisë. Aq më pak për diellin e gjithësinë kanë rëndësi përmendoret e Gruevskit, që ngarkojnë këtë tokë dhe me peshën e çmendurisë nacionalromantike të ndërtuesve, ato e zgjerojnë plasaritjen e truallit ndëretnik të këtij shteti. Me sa duket, këto zgjedhje nuk do të ndryshojnë asgjë edhe sa i përket mendësisë politike vasale të partive të këtushme shqiptare. Lexo artikullin e plote »

Kur demokracia perleshet me drejtesine

Postuar mha admin me May - 31 - 2011 Komento

nga Andrea Stefani

Thelbi i demokracisë është barazia e rregullave të lojës. Dhe kjo barazi realizohet me anë procedurash strikte, për të cilat është rënë dakord paraprakisht. Ndryshe, demokracia i ka të gjitha shanset të shndërrohet në konflikt social. Kështu, barazia demokratike në lojën e zgjedhjeve kërkon që votat në kutitë e gabuara të cilësohen të pavlefshme. Nuk pi fare ujë thirrja berishiste “çdo votë duhet të numërohet”. Përse? Sepse kështu ishte rënë dakord që në fillim të lojës, atëherë kur nuk dihej se si do të dilte rezultati. Pavarësisht se Kodi Zgjedhor lë hapësira për interpretime nga më të ndryshmet lidhur me votat e gabuara, udhëzimet e KQZ-së që ato të konsiderohen të pavlefshme nga numëruesit dhe fakti që kështu ka ndodhur në të gjithë Shqipërinë deri në daljen e rezultatit që nxori humbës Bashën me 10 vota, tregojnë se kemi të bëjmë me një rregull të gjithëpranuar nga palët, që është vonë të ndryshohet. Lexo artikullin e plote »

Jeta vazhdon edhe në kohë zgjedhjesh

Postuar mha admin me May - 31 - 2011 Komento

nga Mustafa Nano

Dje u mbyll balotazhi 48 orësh i zgjedhjeve të pjesshme lokale në Itali. Ishin zgjedhje të tensionuara, gjë që u vu re në mënyrë të veçantë në garën për të marrë kreun e bashkisë së Milanos e të Napolit. Kandidatët adoptuan një gjuhë të pakujdesshme në adresë të sho-shoqit. Në Napoli u hodhën akuza për fushata të sponsorizuara nga Camorra, për lidhje me qarqe kriminale etj. Ballafaqimi televiziv gjatë javës së shkuar mes Lettieri-t të qendrës së djathtë, dhe de Magistris-it të majtë u karakterizua nga mungesa e frikshme e qibrës dhe e klasit. E njëjta gjë ndodhi dhe në Milano. Debati i dytë televiziv midis Moratti-t dhe Pisapia-s nuk u zhvillua. Ky i dyti nuk pranoi të shkonte, pasi në të parin u ndodh përballë sulmesh jo fort elegante. Lexo artikullin e plote »

nga Blerta Hoxha

Kur është fjala për parulla pro BE-së dhe aspirata për anëtarësim, Shqipëria kryeson mes vendeve të rajonit, ndonjëherë me ambicie sureale, që do t’i kishin hije vetëm një vendi i cili e ka maksimizuar punën e tij për plotësimit të kritereve dhe po dërgon vazhdimisht sinjale suksesi drejt Brukselit. Por, ndoshta sot me shumë se kurrë, është koha për shoqërinë dhe udhëheqësit tanë politikë të zbresin me këmbë në tokë. Zhvillimet dhe tensioni i ditëve të fundit na rikonfirmuan të vërtetën e hidhur: që Shqipëria është një vend me aspirata kaotike dhe jo serioze për anëtarësim në BE, një vend në të cilin jetohet në mënyrë të pareshtur në një atmosferë të rënduar zgjedhjesh. Lexo artikullin e plote »

I fituari i madh

Postuar mha admin me May - 31 - 2011 Komento

nga BESNIK MUSTAFAJ

Përtej vendimit të pritshëm të Kolegjit Zgjedhor, i cili do të përcaktojë edhe se cili nga dy kandidatët kryesorë do të shkojë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, në kontekst më të gjerë, besoj se mund të thuhet me plot gojën se Lulzim Basha është i fituari i madh nga këto zgjedhje. Një bindje e tillë nuk do të më lëkundet edhe në qoftë se Kolegji Zgjedhor do të marrë një vendim kundër aspiratës imediate të Bashës, aspiratë e mbështetur si kurrë më parë nga elektorati kryeqytetas për një kandidat demokrat për të udhëhequr Tiranën në katër vitet e ardhshme. Në të dyja variantet, kryetar i Bashkisë së Tiranës ose jo, Basha ka tashmë në dorë një fitore, rëndësia e vërtetë e së cilës do të përcaktohet nga aftësia e tij për të ndërtuar një perspektivë të re për karrierën e tij. Lexo artikullin e plote »

Pasqyra e thyer e Brukselit dhe Prishtinës

Postuar mha admin me May - 31 - 2011 Komento

nga BLERIM SHALA

Brenda shtatë ditëve, Kosovën e vizitoi Kryeministri i Europës, Zhose Manuel Barroso dhe kryediplomatja e Europës, Katerine Ashton. Kosova ka perspektivë europiane nëse e bëni Kosovën Europë dhe nëse bisedoni me Serbinë e merreni vesh. I kësi soji ishte mesazhi i Barrosos dhe Ashtonit për të gjithë ne. Liderët institucionalë, natyrisht, u ftuan ta vizitojnë Brukselin. Kosovarët disi duhen mbajtur me shpresë që gjërat, këndejpari, do të marrin të mbarën dhe që për pak kohë (do të thotë, për disa vite), qytetarët e shtetit më të ri në Europë, “europianët e rinj”, do të mund të shkojnë në Europë pa viza, me pasaporta dhe që më pas Kosova do ta marrë “vizën” për të qenë pjesë e BE-së. Është goxha vështirë t’i bindësh sot kosovarët që kështu do të jetë kur ata, të thuash në të gjitha anët, hasin në pengesa a postblloqe të ndryshme. Ne përballemi me së paku tri lloje të postblloqeve të tilla: ato që ndajnë Kosovën në Veri dhe në Jug, ato që pamundësojnë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe postbllokun e pesë shteteve të BE-së, që krijon ndërlikime të mëdha për synimet tona për të krijuar raporte të mirëfillta me Brukselin. Lexo artikullin e plote »

nga Fabian Zhilla

Fatkeqësisht, vëmendja e forcave politike për trazirat post-zgjedhore është fokusuar vetëm te vendimi përfundimtar i Kolegji Zgjedhor në lidhje me Tiranën. Megjithatë, ky nuk është aspak problemi kryesor, por thjesht një ndër pasojat e shumta. Sot problemi kryesor janë ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Opozita duhet të iniciojë një aksion politik dhe të kërkojë rishikimin e Kushtetutës dhe përmirësimin e saj, të paktën në cilësinë juridike të vitit 1998. Çfarëdolloj aksioni tjetër opozitar do të ishte i komprometuar politikisht dhe do të ishte thjesht demagogjia e radhës. Lexo artikullin e plote »

Pse nuk vlen fabula e Komisionit të Venecias?

Postuar mha admin me May - 31 - 2011 Komento

nga Arjan Vasjari

Meqenëse është shndërruar në instinkt social të pakushtëzuar fakti që pas çdo oferte politike të kërkohet një shkak, domosdoshmërish djallëzor, ka shumë të ngjarë që kështu të veprohet edhe me gatishmërinë e Partisë Socialiste për të “implikuar” në krizën e zgjedhjeve Komisionin e Venecias. Mirëpo, është e pashëndetshme politikisht që palët të mbarsin pafundësisht njëra-tjetrën me fobi të tilla. Aq më tepër që, në këtë rast, afeksioni i të dyjave për komisionin në fjalë është i deklaruar. Kështu që, fantazia e mazhorancës rreth kalkulimeve të Edi Ramës nuk ka asnjë vlerë përballë të vërtetës, se kandidati i Partisë Socialiste do t’i nënshtrohet opinionit të Komisionit të Venecias. Kjo është kryevepra politike që pakkush e besonte se mund t’i ndodhte Shqipërisë në këto kushte! Lexo artikullin e plote »

Frymëzimi kenedian i një konservatori gjerman

Postuar mha admin me May - 31 - 2011 Komento

nga Alfred Lela

Ka diçka pagabueshëm gjermane te Karl Lamers. Fizikisht imponues dhe me një ton që ngjan me rrufetë e zotave gjermanë mbi pyjet e errëta të legjendave teutone, ai futet në dhomë, në çdo dhomë, ma merr mendja, si ish-gjëmim në një qiell të kthjellët. Me duart bën lëvizje aq të prera sa duket sikur do ta ndajë hapësirën mes vetes dhe ajrit në kuadrate ku sundon rregulli dhe ku secili nuk i prish punë tjetrit. E tradhton një fjalë: wunderbar. Sigurisht, burrat e fortë të llojit gjermanik nuk thonë fjalë të tilla që, pavarësisht tingëllimit të humnershëm, nuk përçojnë më shumë se delikatesën “e mrekullueshme”. Por duket se Karl Lamers, sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, është i gjithi brenda këtyre të dyja kontrapunkteve: liberales dhe konservatores. Lexo artikullin e plote »

Regjisore! Profesioni më i lakmuar i femrave

Postuar mha admin me May - 31 - 2011 Komento

nga Fjodora Fjora

Dikur Xhanfize Keko apo Drita Agolli, e para regjisore në kinemtaografi dhe e dyta në teatrin shqiptar konsideroheshin një habi dhe një rast suksesi i femrave në Shqipëri. Duke patur në vëmendje atë që në kohën e diktaturës quhej emancipimi i femrës shqiptare, rasti i këtyre dy femrave ishte një përjashtim dhe një veprim i guximshëm për kohën dhe rrethanat. Përveçse ishin emrat e parë, dhe të vetmet në këtë fushë kaq mashkullore, ato përbënin edhe të vetmen linjë femërore në këtë profesion. Askush nuk e kishte përcaktuar se regjia ju përket vetëm meshkujve, por pothuajse 99% e regjisorëve të çdo fushe, teatër, kinema, opera kanë qënë meshkuj për dekada me radhë. E megjithatë, ashtu si në mbarë botën ky duket një koncept i vjetëruar. Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj