Thursday, February 23, 2012

nga SHPRESA MEZINI

Afro një muaj nga përfundimi zyrtar i mësimit në shkollat e arsimit parauniversitar, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, publikoi disa të dhëna rreth braktisjes së shkollës, duke iu referuar raportit të Drejtorisë Arsimore në lidhje me mungesat e bëra gjatë vitit shkollor 2010-2011.

Konkretisht, bëhet me dije se fenomeni i braktisjes së shkollës dhe analfabetizmi vazhdojnë të jenë prezente në shoqërinë shqiptare. Ndonëse jo në nivele shqetësuese krahasuar me vitet e mëparshme, ato janë në fokus të problematikës që ngrihet herë pas here nga arsimtarët, duke qenë se një nga prioritetet e politikave të MASH-it është ulja e numrit të fëmijëve që largohen nga bankat e shkollës. Lexo artikullin e plote »

nga Armand Mero

Në Tiranë ekspertë të huaj dhe vendas vlerësuan sot se ekonomia shqiptare gjendet ende e ekspozuar ndaj efekteve të krizës greke, së cilës rrezikon t’i shtohen edhe ato të Italisë. Sipas ekspertit gjerman Jens Bastian Shqipëria mund të gjendet e shtypur mes këtyre dy vendeve. Në një takim të organizuar nga Istituti i Studimeve Ndërkombëtare u fol gjatë për pasojat e shumanshme të kësaj situate të provokuar nga kriza e borxheve dhe ekspertët vendas kërkuan që autoritetet të bëjnë kujdes mes parametrat e brishtë të deficitit dhe borxhit publik. Lexo artikullin e plote »

Rrugë të mesme s’ka

Postuar mha admin me July - 22 - 2011 Komento

nga Xhovani Shyti

Aftësia profesionale, dhe intelektualizmi apolitik janë konvertuar në alternativa të pakonkurrueshme me injorancën, mediokritetin, jo profesionalizmin militantist e bythëlëpirjen partiake. Që mbeten çelësi magjik për të hapur dyert e karrierës, madje edhe të jetës. Rrugë të mesme s’ka, edhe pse fillimlëvizja antikomuniste e viteve ‘90 nisi si alternativë pluraliste. Lexo artikullin e plote »

Piramida

Postuar mha admin me July - 22 - 2011 Komento

nga Fatos Mahmutaj

U bënë disa kohë që qendra e vëmendjes së shqiptarëve, jo vetëm në Shqipëri, është vendosur pikërisht te problemi i Piramidës. Të prishet apo jo? E shëmton apo jo Tiranën godina që u projektua dhe ndërtua për të qenë tempull i diktatorit komunist Enver Hoxha? Diskutimi sa i ndërlikuar në dukje, bëhet më i thjeshtë në esencën e tij, fakte që nuk besoj se ka ndonjë shqiptar që nuk i ka lexuar qartë në deklaratat e zjarrta të politikës në pushtet për t’i përmbysur themelet një ndërtese, tashmë të transformuar pak a shumë në gërmadhë. Lexo artikullin e plote »

Qoftexhinjtë e “Piramidës”

Postuar mha admin me July - 22 - 2011 Komento

nga Endri Xhafo

Tregojnë një histori të fortë me Skënder Gjinushin, kur u prish me Sali Berishën:
- “Po ti ç’pate”, e pyetën.
- “Po boll më”, shpërtheu asokohe “profesori”. “Më ka ardhur në majë të hundës të hyj në zyrën e tij me mendtë e mia dhe të dal me të tijat”! Lexo artikullin e plote »

Akrobacite e ambasadorit Sequi

Postuar mha admin me July - 22 - 2011 Komento

nga Andrea Stefani

Zyrtarët dhe diplomatët e BE nuk duan të flasin qartë për të vërtetën e hidhur të zgjedhjeve të majit. Dhe ndërsa shkaqet e këtij ngurrimi mbeten ende për t’u analizuar, simbol i kësaj elokuence diplomatike që nuk thotë asgjë është bërë vetë Ettore Francesco Sequi, ambasador i BE në Tiranë. Ka disa kohë që shfaqet ekraneve duke shprehur shqetësimin për krizën politike në Tiranë, por në fakt, nuk thotë asgjë për rrënjët e saj. Lexo artikullin e plote »

Sa turp kështu, Gramoz!

Postuar mha admin me July - 22 - 2011 Komento

nga ARMAND TELITI*

Para disa ditësh, zoti Gramoz Ruçi, numri dy i Partisë Socialiste, në një përsiatje të gjatë në një ekran televiziv, bëri analizën për zgjedhjet e humbura nga partia e tij më 8 maj. Zoti Ruçi përmendi disa arsye pse kryetari i tij kishte humbur zgjedhjet në Tiranë, të gjitha arsye jashtë tyre dhe kryetarit të tyre. Shau e akuzoi KQZ-në dhe Ristanin, shau e akuzoi Tomën, Sashenkën dhe Kolegjin Zgjedhor, shau e akuzoi Ministrinë e Brendshme dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, Ferdinand Ponin dhe Armand Telitin, tha një mal me të pavërteta dhe sajesa. Lexo artikullin e plote »

Në derë të qeverisë

Postuar mha admin me July - 22 - 2011 Komento

nga ARMAND SHKULLAKU

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u detyrua dje t’u japë një lloj drejtimi improvizimeve dhe eksperimentimeve në lidhje me imunitetin e deputetëve, në rastin e një arrestimi të mundshëm të tyre. Në mbledhjen e qeverisë, ai vendosi të bëjë pikërisht atë që aq shumë u mundua ta evitonte. T’i referohet Gjykatës Kushtetuese për të interpretuar se deri ku shkon dhe sa i vlefshëm është imuniteti i një deputeti apo zyrtari të lartë, duke marrë përsipër më në fund përgjegjësinë për një veprim i cili mund të çojë në arrestimin e shokëve të tij të armëve. Lexo artikullin e plote »

Ksenofob ‘maskara’ apo kozmopolit arrogant?

Postuar mha admin me July - 22 - 2011 Komento

nga Alfred Çako

“Ata që derdhin lot krokodili, këta janë me deficiencë kongelitale identiteti, të pashpresë për t’u shëruar, por shoqëria i pranon. Këta që na thonë ne, në mesazhin më të shkëlqyer që kemi, se po shkruam fenë, këta janë ateistë që kanë frikë Zotin. Pse ata s’kanë Zot, të tjerët nuk kanë pse ndryhen për fenë e tyre dhe të të afërmve. Lexo artikullin e plote »

Nga na vjen “gjeni vetëshkatërrues”

Postuar mha admin me July - 22 - 2011 Komento

nga FATOS LUBONJA

Ka ardhur koha që shqiptarët t´i bëjnë vetes një pyetje ekzistenciale: Përse nuk jemi aty ku janë sot estonezët? [...] një gjen vetëshkatërrues [...] Kjo është menjëherë e dukshme për shumë të huaj. Nocioni se për të fituar vetë duhet të shkatërroni armikun, se shkatërrimi është rruga e duhur, mendoj se është një mendësi tepër unike e klasës politike shqiptare, e cila po bllokon përparimin. Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj