Thursday, February 23, 2012

nga Milica Ivanovic / Angjelina Verbica

Në vitin 2011 rreth 4.600 serbë paraqitën kërkesën për azil, 90 përqind prej tyre romë nga jugu i varfër i Serbisë. Ata zgjedhin Gjermaninë, sepse ky vend konsiderohet veçanërisht tolerant ndaj refugjatëve romë.

Afro 46.000 vetë kanë kërkuar vitin e kaluar azil në Gjermani. Sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme numri i kërkesave u rrit qartë në të katërtin vit me rradhë. Pas refugjatëve nga Afganistani dhe Iraku grupi i tretë i azilkërkuesve është nga Serbia. Lexo artikullin e plote »

nga Arben Muka

Znj. Müller-Holtkemper si e vlerëson faktin që edhe pse ka kaluar një vit nga protesta antiqeveritare e 21 janarit, kur u vranë 4 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë ende nuk është zbardhur kjo cështje?
Pjesë e një procesi ligjor është edhe përcaktimi i një kuadri kohor të përshtatshëm, brenda të cilit drejtësia do të duhet të vendosë. Ju e dini tanimë se Komuniteti Ndërkombëtar i ndjek me shqetësim ato procese gjyqësore, që zvarriten me vite të tëra. Në rastin e ngjarjeve të 21 janarit bëhet fjalë për procese komplekse, të cilat pjesërisht duhet të vazhdojnë të hetohen ende apo për sqarimin e të cilave është marrë edhe ekspertizë teknike e huaj. Lexo artikullin e plote »

Prindërit rrihnin fëmijën, gjykata u heq kujdestarinë

Postuar mha admin me January - 31 - 2012 Komento

Denoncimi i tezes, e cila ishte kujdesur për nipin për një farë kohe dhe pranimi i të miturit se dy prindërit e rrihnin, ka bërë që gjykata e Fierit t’u heqë këtyre të dyve të drejtën e prindërimit, ndërsa fëmija është marrë në mbrojtje. Ky mund të jetë ndër rastet e para të bëra publike të një vendimi të tillë të gjykatës, ku të dy prindërve u hiqet kujdestaria dhe fëmija merret në mbrojtje nga shteti.

Gjykata Fier njoftoi dje se ka nxjerrë një urdhër mbrojtje për një fëmijë 12-vjeç, i cili dhunohej sistematikisht nga prindërit e tij. Vendimi është dhënë pas dorëzimit të dosjes përkatëse nga ana e shërbimit social në bashkinë Fier si dhe seksionit kundër dhunës në familje në drejtorinë e policisë Qarku Fier. Fëmija A.T. sipas këtij vendimi duhet të jetë i mbrojtur nga ana e shërbimit social shtetëror dhe po kështu duhet të strehohet në një banesë po sociale larg familjes së tij biologjike. Lexo artikullin e plote »

nga Fatos Musliu

Pas dështimit të procesit të regjistrimit të popullsisë vitin e kaluar, partitë politike nuk po arrijnë marrëveshje për një konsensus për kohën dhe mënyrën se kur duhet të zhvillohet procesi i regjistrimit.

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoni duhet të realizohet gjatë këtij viti, pasi tetorin e 2011 u ndërpre për shkak të parregullsive të shumta. Ekspertë për çështje demografike thonë se politika duhet të qëndrojë sa më larg këtij procesi, sepse vetëm kështu mund të shmanget kontestimi i rezultateve të tij. Nuk mungojnë as zërat, që propozojnë që në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni të inkuadrohen edhe monitorues nga jashtë. Lexo artikullin e plote »

E para ishte fjala: Adi Krasta dhe Ina Rama

Postuar mha admin me January - 31 - 2012 Komento

nga MIRELA KUMBARO

Dy ngjarje ma shënjuan fort javën që sapo u mbyll: spektakli i Adi Krastës të dielën e 22 janarit në mbrëmje dhe përballja e Ina Ramës me publikun të enjten në darkë, ku vetëm opinione nuk kishte. Lexo artikullin e plote »

Koha për bursën shqiptare

Postuar mha admin me January - 31 - 2012 Komento

nga NASIP NAÇO

Prej disa vitesh Shqipëria është duke iu shmangur një prej krizave më të rënda ekonomike që ka kapluar Europën dhe botën. Për shkak edhe të politikave të kujdesshme financiare të miradministrimit strikt të pronës publike dhe të lëvizjeve strategjike ekonomike, vendi ynë ka arritur jo vetëm të mos preket deri tani nga kriza, por edhe të ketë rritje ekonomike, jo në nivelet e mëparshme, por gjithsesi, të kënaqshme. Megjithatë, ambicia jonë, si një vend në zhvillim, nuk është të përballojmë krizën, por të rrisim zhvillimin ekonomik, madje me hapa të shpejtë. Lexo artikullin e plote »

Kryeprokurorja dhe Berisha-Arvizu-Rama

Postuar mha admin me January - 31 - 2012 Komento

nga ARTAN HOXHA

1.
Paraprirë nga rrëzimi i akuzës në Gjykatën e Lartë lidhur me çështjen “Meta-Prifti” dhe përkujtimi i 21 janarit 2011, java e kaluar u dominua nga Prokuroria. Mbështetur në ekspertizën e FBI-së, Prokuroria avancoi mbi “Ngjarjet në bulevard” – term ky i përdorur prej saj – në dy fronte hetimore: i) kërkesa për arrest me burg të Komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, shoferit të tij dhe ekspertit IT të Kryeministrisë; Lexo artikullin e plote »

Të shërbesh me shpirtin e mjekut

Postuar mha admin me January - 31 - 2012 Komento

nga PËLLUMP PIPERO

Ndonjëherë nuk janë ilaçet që shërojnë. Një fjalë e ngrohtë, një buzëqeshje një shtrëngim duarsh, një përqafim i japin pacientit fuqinë dhe dëshirën për ta përballuar sëmundjen. Mjeku nuk duhet të jetë assesi një mekanizëm që punon brenda orarit për të risistemuar ingranazhe pajisjesh të çrregulluara. Në sytë e çdo pacienti mjeku është hyjni. Lexo artikullin e plote »

Në kërkim të një “vendi” pune

Postuar mha admin me January - 31 - 2012 Komento

nga Skënder Minxhozi

Duke folur për një televizion, ditë më parë, pyetjes se si e priste fushatën e vitit 2013, Kryeministri Berisha iu përgjigj se e konsideronte mandatin e tretë, si një magnet. Pra, si një tërheqje thuajse hyjnore, fatale e të pashmangshme. Ky teatralitet i kreut të shumicës nuk është as i ri e as i padëgjuar më parë. Ai është përbetuar historikisht se do të bënte një gjë, për të bërë të nesërmen krejt të kundërtën. Lexo artikullin e plote »

Ina Rama dhe një urrá e madhe për normalitetin!

Postuar mha admin me January - 31 - 2012 Komento

nga Mustafa Nano

Intervistën e Ina Ramës në “Opinion” e lexova në gazetat e së nesërmes. Por përpara se të lexoja gazetat, më kish mbërritur jehona e kësaj interviste, dhe kështu, e lexova intervistën në një klimë inarama-manie (dikush, për befasinë time, ma kish qortuar online termin ‘inarama-mani’ si një term përçmues, në një kohë që asgjë përçmuese nuk ka pse të ketë; është një term konstatues, rrjedhimisht neutral). Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj