Thursday, February 23, 2012

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica

Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që zhvillon hetimet ndodhet nën trysni, si të qeverisë ashtu edhe të opozitës, shkruan gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Hetimet e kryeprokurores Ina Rama, që drejtoheshin nga njëra anë kundër atyre forcave të sigurisë, që kishin qëlluar, nga ana tjetër kundër organizatorëve të protestave, u penguan që në fillim. Kur një stacion televiziv tregoi një video, në të cilën shihej se si një punonjës i forcave të sigurisë qëllonte një demonstrues nga oborri i kryeministrisë, kryeprokurorja lëshoi urdhërarresti kundër gjashtë komandantëve të gardës, përgjegjëse për sigurinë e kryeministrit. Lexo artikullin e plote »

nga Ilirian Agolli

Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të mëdha të Shqipërisë të mbledhin firmat e qytetarëve për të kërkuar një referendum mbi ligjin e mbetjeve urbane, që lejon importimin e tyre në interes të industrive ricikluese. Aleanca Kundër Importimit të Plehrave ka deklaruar se do të mbledhë mbi 50 mijë nënshkrime për të kërkuar sipas Kushtetutës që qytetarët të pyeten në një referendum kombëtar nëse miratojnë apo jo importimin e mbetjeve nga shtete të tjera. Krahas mbledhjes së firmave, përfaqësues të kësaj Aleance po zhvillojnë edhe një seri takimesh me opinonin publik për të shpjeguar nga ana shkencore, ekonomike dhe sociale rëndësinë e kësaj çështjeje. Lexo artikullin e plote »

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

Postuar mha admin me January - 23 - 2012 Komento

nga Ani Ruci

Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes së dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit dhe policisë sekrete të regjimit komunist.

Shqipëria është i vetmi vend në ish-vendet komuniste të Europës ku dosjet e Sigurimit famëkeq, policisë sekrete të kohës së komunizmit, ende nuk janë hapur. 20 vjet pas rënies së regjimit komunist, shqiptarët jetojnë mes kërshërisë për këto dosje dhe njëherazi frikës që ato ngjallin. Lexo artikullin e plote »

nga Ilirian Agolli

Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për hetimin parlamentar të veprimtarisë së zëvendës-kryetarit të Këshillit të lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, pas dyshimeve se ai ka shfrytëzuar postin për të kryer veprimtari politike.

Kryetari i komisionit parlamentar të ligjeve, Ilir Rusmajli, tha se “ka të dhëna që zoti Spahiu po shkel ligjet duke cënuar dinjitetin e institucionit që drejton, prandaj nevojitet një komision hetimor”. Lexo artikullin e plote »

nga Armand Mero

Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër manifestues të opozitës u vranë gjatë protestës, e cila u kthye në përleshje me forcat e policisë, ambasadoret e Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara dhe OSBE kërkuan edhe një herë që të hidhet dritë e plotë, duke u shprehur se shqiptarët me të drëjtë kërkojnë drejtësi.

Në deklaratën e përbashkët tre ambasadorët vënë theksin te nevoja e “një procedure gjyqësore të besueshme, përfshirë një hetim gjithëpërfshirës, të pavarur dhe të lirë nga ndikimet partiake”. Lexo artikullin e plote »

nga Vilma Filaj-Ballvora

Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në Shqipëri. Politikani Ilir Meta u shpall i pafajshëm. Por çfarë nënkupton i gjithë procesi për shoqërinë shqiptare?

Gjykata e Lartë në Tiranë shqiptoi vendimin në çështjen ndaj njërës prej figurave më të rëndësishme politike të periudhës së tranzicionit në Shqipëri, Ilir Metës, kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Pas këtij procesi më e rëndësishmja nuk është çështja e fajit, apo mosfajit, por sfida e korrupsionit, dhe mënyra se si përballet me të shoqëria në Shqipëri. Lexo artikullin e plote »

Kultura e mungesës së dënimeve

Postuar mha admin me January - 18 - 2012 Komento

Prokuroria kishte kërkuar për ish-zëvendëskryeministrin Ilir Meta dy vjet heqje lirie. Por të hënën në mbrëmje për shumë shqiptarë pasoi zhgënjimi.

Në numrin e sotëm të gazetës “Süddeutsche Zeitung” botohet një artikull i Enver Robellit, “Për kulturën e mungesës së dënimeve” në Shqipëri. Për herë të parë në Shqipëri një politikan i rangut të lartë në koalicionin qeverisës doli para gjygjit i akuzuar për korrupsion, për herë të parë dukej se kishte mjaft dëshmi për një dënim. Një vit më parë televizioni privat Top Channel transmetoi një video të regjistruar fshehurazi, në të cilën ish-zëvendëskryeministri i atëhershëm Ilir Meta flet me një shok partie për manipulimin e tenderave publike. Lexo artikullin e plote »

BE: Shqipëria të zgjidhë çështjen e pronësisë

Postuar mha admin me July - 22 - 2011 Komento

nga Ani Ruci

BE i sugjeron Shqipërisë të përmirësojë kuadrin ligjor për pronat dhe të vendosë të drejtat e pronësisë. Prezantohet në Tiranë projekti i BE për regjistrimin e pronave në bregdetin e Jonit.

Projekti për regjistrimin e pronave në bregdetin e Jonit financohet nga BE me një shumë prej 1,5 milionë eurosh. Ai përfshin zonën nga Llogaraja deri në kufirin me Greqinë dhe do të zbatohet me asistencën teknike të pranisë së OSBE-së në Shqipëri. Bashkë me regjistrimin e pronave ky projekt merr përsipër që të vendosë edhe sinjalistikën rrugore në një zonë prioritare turistike siç konsiderohet nga qeveria e Tiranës bregdeti i Jonit. Lexo artikullin e plote »

Të prishet apo jo piramida në Tiranë?!

Postuar mha admin me July - 22 - 2011 Komento

nga Aurel Boriçi

Specialistët dhe opinioni publik në Shqipëri kanë mendime të ndryshme lidhur me ndërtesën në qendër të kryeqytetit, që sipas vendimit të qeverisë, do të prishet dhe do të kthehet në ndërtesën e re të parlamentit.

Tubimi qytetar i zhvilluar këtë javë, ka qenë një prej sinjaleve të forta që po jep opinioni publik kundër prishjes së piramidës. Qindra qytetarë kanë kundërshtuar të enjten (21.7.) rrëzimin e ish mauzoleumit të diktatorit famëkeq Enver Hoxha, dhe janë po kaq të shumtë ata që kanë firmosur peticionin, për të mbajtur gjallë, një prej simboleve të kryeqytetit, siç e quajnë ata. Lexo artikullin e plote »

nga Armand Mero

Në Bruksel sot u zhvillua takimi i tretë i Këshillit të Stabilizim Asocimity mes Shqipërisë dhe Bashkimit europian. Në dikutimet e sotme, përveç analizës së përgjithshme të ecurisë së Shqipërisë në procesin e integrimit, një vend të rëndësishëm zuri situata politike dhe veçanërisht gjendja e krijuar pas zgjedhjeve për pushtetin vendor. Komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle duke iu referuar deklaratës së tij të përbashkët me përfaqësuesin e lartë të BE Ketrin Ashton tha se zgjedhjet në Tiranë nuk ishin të mira dhe dëshmuan qartazi nevojën për reformën e kornizës ligjore që lidhet me zgjedhjet. Bashkimi Evropian përsëriti thirrjet e tij që ngërçi politik të tejkalohet dhe në vend të rinisë dialogu politik mes palëve. Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj