nga EDLIRA GJONI
Një baba braktisi foshnjën e tij para dy ditësh në Korçë, sepse i vetëm e në vështirësi ekonomike nuk e rriste dot fëmijën e tij. Nëna vdiq pak javë më parë gjatë lindjes në spitalin e qytetit. Historia është shumë më e dhimbshme nga ç’mund të perceptohet në vrullin mediatik apo qytetar në vend. Braktisja e një foshnje vërtet nuk e ka kurrë fuqinë të kapë hapjen e një edicioni lajmesh, por gjesti, gjendja, arsyeja, e vërteta e kësaj braktisjeje specifike dhe e shumë të tjerave të ngjashme janë patjetër një bumerang që njerëzisht nuk mund të neglizhohet. Lexo artikullin e plote »
Babai i fëmijës ka pranuar se nuk mund të kujdesej për të dhe shërbimet sociale kanë zbuluar se fëmija vazhdonte të dhunohej dhe të mos kishte përkujdesje. Ndërkohë 12-vjeçari që është fëmija i parë që merret në mbrojtje, duke u hequr të drejtën e përkujdesjes prindërve, pritet të sillet në Tiranë në Shtëpinë e Fëmijës. Historia e dhunës ndaj të miturit është rrëfyer në gjykatë nga punonjësja sociale e Drejtorisë së Policisë Fier, e cila edhe ka paditur rastin në gjykatë.
Denoncimi i tezes, e cila ishte kujdesur për nipin për një farë kohe dhe pranimi i të miturit se dy prindërit e rrihnin, ka bërë që gjykata e Fierit t’u heqë këtyre të dyve të drejtën e prindërimit, ndërsa fëmija është marrë në mbrojtje. Ky mund të jetë ndër rastet e para të bëra publike të një vendimi të tillë të gjykatës, ku të dy prindërve u hiqet kujdestaria dhe fëmija merret në mbrojtje nga shteti.
nga SHPRESA MEZINI
Të afërmit e 9-vjeçarit i cili shfrytëzohej seksualisht nga daja i tij kanë pasur edhe më parë precedentë të trafikimit të fëmijëve. Ndërkaq, policia e Korçës, pas arrestimit të 45-vjeçarit Arben Hajdinllari, është vënë në kërkim të personave që kanë qenë klientë të 9-vjeçarit, pasi dyshohet se ka funksionuar një rrjet me jo pak të dyshuar si pedofilë që përfitonin nga gjendja e mjerueshme e të miturit nga qyteti i Korçës. Policia e këtij qyteti bëri të ditur se, rasti i shfrytëzimit seksual të 9-vjeçarit mund të jetë rrjedhojë e një skandali të trafikimit të qenieve njerëzore 
nga Paul Kiokoiu
nga Ariana Kasapolli – Selani
nga Klaudija Lutovska dhe Misko Taleski
Për të pasur një ide sa më të mirë për mënyrën se si media pasqyron dhe paraqet fëmijët, një raport monitorues për gjashtë gazetat kryesore u krye për të gjithë muajin shtator. Gazetat e përditshme përfaqësonin median kryesore dhe u përzgjodhën ato që mendohen se kanë edhe numrin më të madh të kopjeve të shitura. Meqë nuk ekzistojnë të dhëna zyrtare për shitjet e gazetave dhe tirazhin e tyre në përgjithësi, përzgjedhja e gazetave për monitorim u krye sipas konsultimeve me kryeredaktorët e të përditshmeve. Botimet e përditshme të përfshira në raportin monitorues ishin: Shekulli, Panorama, Standard, Gazeta Shqiptare, Albania, Shqip. Gjatë kësaj kohe u monitoruan të gjitha artikujt që kishin të bënin me ose përfshinin apo preknin fëmijët. Fëmijët në këtë rast upërkufizuan si personat nën 18 vjeç. Për të pasur një pamje sa më të plotë sa të jetë e mundur, artikujt që nuk përqendroheshin posaçërisht te fëmijët por kishin të bënin me ta, u morën gjithashtu parasysh. 