Thursday, February 23, 2012

Përfitimet nga zgjidhja e krizës së euros

Postuar mha admin me February - 3 - 2012 Komento

nga ARBEN MALAJ

Në Samitin e Davosit dhe në takimin e 30 janarit, krerët europianë diskutuan për eurozonën dhe sfidat e ekonomisë globale. Pavarësisht analizave të ndryshme për shkaqet e krizës dhe opsioneve të ndryshme për daljen nga kriza e parandalimin e tyre, gjithnjë e më shumë po rritet bashkëpunimi për zgjidhjen e krizës së eurozonës.

Disa faktorë që kanë ndikuar pozitivisht janë: Lexo artikullin e plote »

Gjermania duke ia vështirësuar punët Europës

Postuar mha admin me February - 3 - 2012 Komento

New York Times

Udhëheqësit e Bashkimit Europian nuk kanë arritur të kenë sukses në përmbushjen e detyrimit të tyre parësor: rritjen e fondit të shpëtimit për të mbrojtur ekonomitë e dobëta të Europës nga dështimi për të shlyer borxhet.

Në vend të kësaj, udhëheqësit e 25 vendeve të BE-së, nga 27 anëtarë, janë pajtuar për nënshkrimin e një pakti të ri fiskal, që do t’i kufizojë ligjërisht ata nga luftimi i recesionit (rënies) me stimuj (shtysa) të fuqishëm fiskalë. Lexo artikullin e plote »

Koha për bursën shqiptare

Postuar mha admin me January - 31 - 2012 Komento

nga NASIP NAÇO

Prej disa vitesh Shqipëria është duke iu shmangur një prej krizave më të rënda ekonomike që ka kapluar Europën dhe botën. Për shkak edhe të politikave të kujdesshme financiare të miradministrimit strikt të pronës publike dhe të lëvizjeve strategjike ekonomike, vendi ynë ka arritur jo vetëm të mos preket deri tani nga kriza, por edhe të ketë rritje ekonomike, jo në nivelet e mëparshme, por gjithsesi, të kënaqshme. Megjithatë, ambicia jonë, si një vend në zhvillim, nuk është të përballojmë krizën, por të rrisim zhvillimin ekonomik, madje me hapa të shpejtë. Lexo artikullin e plote »

A po bëhet më e guximshme politika e BSH?!

Postuar mha admin me January - 31 - 2012 Komento

nga Artan Gjergji

Duhet pranuar që, pavarësisht presionit publik të ushtruar ndaj Bankës së Shqipërisë nga ekspertë të ekonomisë dhe akademikë, vendimi i fundit i Këshillit Mbikëqyrës të BSH, i ndërmarrë para ca ditësh, u konsiderua si surprizë, edhe pse e këndshme. Kjo për faktin se, pavarësisht se politika monetare e aplikuar nga banka qendrore ka qenë gjithnjë korrekte dhe në funksion të objektivave dhe misionit të saj të përcaktuar me ligj, përsëri ka ruajtur për vite një model të tipit konservator. Thënë më fjalë të tjera, në momente të caktuara të zhvillimit ekonomik të vendit, por edhe të luhatjes së tregjeve ndërkombëtare apo spekulimeve të herëpashershme në tregun vendës, Lexo artikullin e plote »

BE mbështet strategjinë për luftimin e krizës

Postuar mha admin me January - 31 - 2012 Komento

nga AGJ / Elert Ajazaj

Pakti i kursimit me frena për huatë, i kërkuar prej kancelares Merkel, është punë e kryer. Vetëm britanikët dhe çekët thanë ‚Jo’ gjatë samitit të BE-së në Bruksel.

Marrëveshje pati te masat për rritje ekonomike dhe vende pune. Kancelarja gjermane u tregua shumë e kënaqur në Bruksel, megjithëse ajo nuk pati sukses në të gjitha pikat. Me paktin fiskal me frena për huatë dhe me sanksione automatike për mëkatarët e deficitit krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së mbështetën një element thelbësor të strategjisë së saj për luftimin e krizës financiare. Lexo artikullin e plote »

Makthi i falimentimit nuk i shqitet Greqisë

Postuar mha admin me January - 31 - 2012 Komento

nga Niko Anagnosti

Marrëveshja e PSI për “qethjen„ e borxhit grek me rreth 100 miliardë euro është çështje kohe. Por kjo nuk shihet me optimizmin e duhur nga vetë grekët.

Në Athinë, ku u gjend sërish dhe të premten u takua me kryeministrin Papadhimos dhe ministrin e Financave Venizellos përfaqësuesi i Institutit të borxhit privat “IIF” Charles Dallara, vazhdojnë bisedimet intensive për arritjen e marrëveshjes për “qethjen” e borxhit grek. Marrëveshja e shumëpritur, që do të reduktojë me rreth 100 miliardë euro borxhin aktual prej 375 miliardë eurosh dhe do të hapë rrugën për marrëveshjen e re të kreditimit prej 130 miliardë eurosh, mund të arrihet, sikurse tha vetë komisioneri evropian për çështjet ekonomike Olli Rehn, “brenda wikendit dhe sidoqoftë brenda janarit dhe jo shkurtit”. Lexo artikullin e plote »

Konsumatorët me sytë nga kryeqyteti

Postuar mha admin me January - 30 - 2012 Komento

nga Leonard Boduri

EKONOMANIA

Që prej fillimit të mijëvjeçarit të ri, administrimi i kryeqytetit të vendit është futur në një spirale pozitive zhvillimi. Mbi mënyrën e zgjedhur për të shndërruar Tiranën, nga një fushë pushimi të kioskave dhe ndërtimeve pa plan në një kryeqytet europian, nuk kanë munguar asnjëherë debatet e forta. Diskutimet e para publike për ngjyrat e ndezura, të zgjedhura për lyerjen e fasadave që filluan të gjallëronin qytetin asokohe, u ndoqën më pas nga diskutime më të sofistikuara të orientuara mbi vizionin e zhvillimit urban të Tiranës, të cilat edhe pse shpeshherë të mbushura me patetizëm politik, i kanë dhënë rëndësinë dhe vëmendjen e munguar kryeqytetit. Lexo artikullin e plote »

Kapitalizmi në “gjykatë”: fajtor apo i keq-qeverisur?

Postuar mha admin me January - 30 - 2012 Komento

nga ADRIAN CIVICI

Gjatë javës së kaluar e gjithë bota e përqendroi vështrimin në Forumin Ekonomik të Davos-it në Zvicër, ku 2600 përfaqësues nga elita politike, ekonomike, akademike e shoqërisë civile botërore po i bënte skanerin dhe “gjyqin” kapitalizmit, duke u përpjekur të përcaktojë të ardhmen e tij. Shtypi botëror e përcolli këtë situatë me tituj të tipit “Edhe Davosi dyshon për kapitalizmin?”. Dilemat dhe shqetësimet janë të shumta. Pyetjet e kësaj sentence globale gjithashtu. Megjithëse titulli zyrtar i këtij evenimenti ishte përpjekur të zgjidhej disi neutral, “Transformimi i madh: të mendojmë për modele të reja”, përtej tij pikëpyetjet ishin më konkrete. Lexo artikullin e plote »

Taksa e re e automjeteve, “grabitje” e legalizuar

Postuar mha admin me January - 26 - 2012 Komento

nga Leonard Boduri

Ekonomania
Me miratimin e ligjit Nr. 10 458 në datën 21.7.2011 në Kuvendin e Shqipërisë, që prej 25 gushtit të vitit të kaluar ka nisur aplikimi i taksave të reja për makinat e përdorura të importit. Pas dështimit të turpshëm të eksperimentit financiar në aplikimin e “Taksës mbi transaksionet e makinave të përdorura”, pasi të ardhurat nga kjo taksë ranë me 22.2%, kundrejt periudhës janar-prill 2010, me shkathtësi të admirueshme po aplikohet eksperimenti i radhës për të lehtësuar xhepat e përdoruesve të automjeteve të përdorura. Lexo artikullin e plote »

Krizë ekonomike, apo fuqi të reja globale

Postuar mha admin me January - 18 - 2012 Komento

nga FLIR MOSHO*

Politikanëve u pëlqen të premtojnë një të ardhme më të mirë. Por kohët e fundit politikanët perëndimorë nuk kanë pasur mundësi të mbajnë të njëjtin ritëm entuziazmi si më parë. Prodhimi global parashikohet të rritet me 3%, niveli më i ulët që nga viti 2009, si dhe nën mesataren e dekadës së kaluar.

Paralajmërimet e situatës ekonomike janë tepër të zymta, pesimiste dhe të dëshpëruara. Në fjalimin e saj të fundvitit, Angela Merkel, kancelarja gjermane, parashikoi se viti 2012 do të jetë më i vështirë për eurozonën sesa viti që lamë pas. Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj