Thursday, February 23, 2012

nga Arben Muka

Znj. Müller-Holtkemper si e vlerëson faktin që edhe pse ka kaluar një vit nga protesta antiqeveritare e 21 janarit, kur u vranë 4 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë ende nuk është zbardhur kjo cështje?
Pjesë e një procesi ligjor është edhe përcaktimi i një kuadri kohor të përshtatshëm, brenda të cilit drejtësia do të duhet të vendosë. Ju e dini tanimë se Komuniteti Ndërkombëtar i ndjek me shqetësim ato procese gjyqësore, që zvarriten me vite të tëra. Në rastin e ngjarjeve të 21 janarit bëhet fjalë për procese komplekse, të cilat pjesërisht duhet të vazhdojnë të hetohen ende apo për sqarimin e të cilave është marrë edhe ekspertizë teknike e huaj. Lexo artikullin e plote »

nga Aida Cama

Gerard Saitner ka studiuar fotografi dhe ka mbrojtur diplomën me fotografi të bëra në vitin 1990 në Shqipëri. Me këto fotografi ka marrë edhe titullin Otto Steiner, një titull i rëndësishëm në fushën e fotografisë.

Pse shkon një i ri gjerman në Shqipërinë e vitit 1990, një vend komunist?
Rënia e murit, që kishte ndodhur një vit më parë në Gjermani, nuk kishte mbërritur ende në Shqipëri, kur dikush më këshilloi që të shkoja Shqipëri. Lexo artikullin e plote »

nga Keida Kostreci

Në një raport të organizatës “Freedom House” mbi indeksin e lirisë për vitin 2011, Shqipëria rezulton me rënie krahasuar me një vit më parë. Në një intervistë që i dha Zërit të Amerikës, zëvendës presidenti për strategjinë dhe analizën në “Freedom House”, Christopher Walker, thotë se disa nga arësyet për rënien ishin dhuna në protestat e janarit 2011 që shkaktoi vdekjen e disa personave dhe vështirësitë në luftën kundër korrupsionit. Përsa i përket Kosovës, zoti Walker thotë se elitës së atjeshme politike do t’i duhet ta përqendrojë energjinë tek zhvillimi i institucioneve. Lexo artikullin e plote »

nga Keida Kostreci

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri John L. Withers II, në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës shpreh shqetësimin për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Ambasadori Withers thotë se i duket se ajo nuk po ndjek rrugën e demokracive perëndimore. dhe se sistemi politik po dështon. Në intervistën e parë që kur përfundoi mandatin në Shqipëri, thuajse dy vjet më parë, zoti Withers vlerëson lart popullin shqiptar dhe dëshirën e tij për të ecur përpara. Por ai shton sistemi politik po dështon dhe nuk është në gjendje të identifikojë atë që do publiku. Lexo artikullin e plote »

nga Vilma Filaj-Ballvora

Gjykata merret me çështjen nëse videoja e regjistruar nga Prifti ishte apo jo legjitime por pyetjes pse dy ministra ulen së bashku për të biseduar për tenderat, nuk i jepet rëndësi.

Deutsche Welle: Gjykata e Lartë në Shqipëri shpalli vendimin e gjykimit kundër një politikani të lartë, ish-zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave,Ilir Meta. Ai akuzohej për korrupsion dhe u lirua nga akuza. Si e vlerësoni këtë rast? Lexo artikullin e plote »

nga Skender Minxhozi

Ish-anëtari i kryesisë së PD, Aleksandër Biberaj thotë se Këshilli i fundit Kombëtar vijoi spastrimin e themeluesve e figurave të njohura brenda partisë. Ai thotë se koalicioni me LSI po i krijon kosto të jashtëzakonshme PD-së.

Zoti Biberaj, cilat janë komentet tuaja, pas mbledhjes së fundit të Këshillit Kombëtar?
Në radhë të parë do t’i uroja kolegët e kryesisë, të zgjedhur apo të emëruar. E dyta ka të bëjë me shkeljen flagrante të statutit nga lidershipi i PD-se, i cili nuk e ka thirrur mbledhjen e Këshillit Kombëtar për 1 vit e gjysmë nga Kuvendi Kombëtar i Dhjetorit ‘2009, duke e lënë PD-në pa asnjë forum drejtues. Lexo artikullin e plote »

nga Skender Minxhozi

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë Carola Mueller-Holtkemper thotë se sfida përballë kreut të ri të bashkisë Basha, është edhe më e madhe, për shkak të rezultatit të ngushtë të votimit. Ajo shprehet se “sistemi i drejtësisë ka nevojë për një reformim rrënjësor“ dhe se puna për përmbushjen e 12 prioriteteve të Komisionit Europian “duhet të nisë menjëherë dhe pa vonesë“. Zonja Holtkemper mendon se opozita duhet të përmbushë rolin e saj si një opozitë kritike, por konstruktive, parlamentare.

Zonja ambasadore, procesi zgjedhor u mbyll me shpalljen e z.Basha kryetar bashkie i Tiranës. Cilat do të ishin disa nga konkluzionet qe ju nxirrni nga ky proces? Lexo artikullin e plote »

“Kur fjalët heshtin, muzika flet…”

Postuar mha admin me August - 3 - 2011 Komento

nga Fjodora Fjora

Ajo është vetëm 21 vjeç, por ka nuhatje në përzgjedhjen e kompozitorëve, të cilët krijojnë hitin e radhës për të. Përtej klipeve që transmetohen në kanalet muzikore shqiptare, këngëve në radio dhe çmimeve të fituara, përmes kësaj interviste rrekemi të njohim Argjentina Ramosajn, një këngëtare e re, shumë simpatike, me një zë interesant dhe siç do të lexoni në vazhdim, një vajzë fjalëpakë. “Kur fjalët heshtin, muzika flet” është shprehja e saj e preferuar. Në këtë mënyrë, Argjentina na fton që pas kësaj interviste të dëgjojmë këngët e saj, sepse është muzika ajo që do flasë më shumë për të.

Kujtojmë daljen tuaj të parë, me këngën “Shpirt i mbytur”. Ishte e rastësishme, apo?… Lexo artikullin e plote »

nga Mustafa Nano

Politikani i njohur zhvillon në këtë intervistë idetë e tij për gjuhën, kulturën, historinë dhe fenë.

1. Zoti ekziston, mund të ekzistojë, duhet të ekzistojë apo nuk ekziston?
Nuk jam i sigurtë nqs ekziston ose jo por nqs dikush do të më detyronte të përgjigjesha patjetër do të thoja se nuk ekziston. Sidoqoftë mendoj se në situatën dhe nivelin e zhvillimit ku jemi si shoqëri mendoj se shqiptarëve do tu bënte mirë të besonin në Zot.

2. Gjuha shqipe ju duket e pasur, e varfër, apo si të tjerat?
Kjo varet nga lloji i njeriut që e përdor. Lexo artikullin e plote »

“T’i flasim hapur të zotit të shtëpisë”

Postuar mha admin me July - 18 - 2011 Komento

nga Ervin Qafmolla

“Vetë shqiptarët mund ta bëjnë Shqipërinë një histori suksesi evropiane”. Ky duket të jetë mesazhi qendror që ambasadori danez në Tiranë, Karsten Ankjaer Jensen hedh në këtë intervistë ekskluzive, e cila mund të konsiderohet pa rezervë si e bujshme. Zoti Jensen fokusohet në të gjithë listën e problemeve dhe krizave që po e mbajnë vendin tonë larg Europës. Ai e bën këtë me një gjuhë të hapur dhe jashtë formatit klasik të diplomatit. Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj