Thursday, February 23, 2012

Interaktiviteti i munguar i gazetarisë shqiptare

Postuar mha admin me February - 3 - 2012 Komento

nga Valbona Sulçe

Kriza që ka zaptuar prej vitesh shtypin e shkruar kudo në botë, përveç të tjerave, ka bërë edhe një të mirë, duke shtyrë shumë njerëz të vrasin mendjen si do dilet prej saj. Gjithnjë e më shumë studiues, akademikë, por edhe aktorë të medias, po vijnë në një përfundim të përbashkët: rrugëzgjidhja e shtypit të shkruar është lexuesi. Po, po lexuesi, ai i gjalli, ai i vërteti, që nuk do më të paguajë për të blerë gazetën se informacionet i gjen falas në internet ose në televizor për ata që janë pak mbrapa me teknologjinë si puna jonë. Lexuesi, ai që për 200 vjet e kanë marrë për të mirëqenë, që e kanë mikluar, joshur, por edhe shtyrë, përbuzur, flakur tej për t’i lënë vend “lexuesve” më me peshë-lexo vendimmarrësve, bizneseve, pushtetarëve, po më të paktë në numër. Lexo artikullin e plote »

nga Amarildo Topi

Gazetaria është një profesion që kërkohet nga shumë të rinj, ashtu siç ka edhe shumë universitete që ofrojnë programe studimi në këtë fushë. Prej tre vitesh Deutsche Welle Akademie ofron një program master në këtë fushë.

Tregu i medias sot është duke kërkuar më shumë gazetarët multimedialë, pra që të jenë të gatshëm të punojnë në radio, televizion, të shkruajnë online, si edhe për një gazetë apo revistë. Programi master i Akademisë së Deutsche Welle-s, “Studime Ndërkombëtare për Masmedia”, është programi ku të rinj me ëndërr gazetarinë për dy vjet praktikojnë dhe marrin njohuri të reja në katër fushat e mësipërme te medias. Lexo artikullin e plote »

nga Amarildo Topi

Reporterëve pa Kufij: Politika e ka bërë censusrën të ligjshme në Shqipëri. Oliver Basille, nga kjo organizatë, thotë për DW, se për BE-në një shtyp i lirë është shumë i rëndësishëm.

Në raportin aktual mbi Indeksin e Lirisë së Shtypit për vitin 2011 Shqipëria, në krahasim me vitin 2010, ka bërë një regres prej 16-të vendesh në klasifikimin e publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij. Por çfarë ka ndodhur me median në Shqipëri gjatë vitit 2011 për të sjelllë këtë regres? Olivier Basille, Shefi i Marrdhënieve me Institucionet Europiane pranë Reporterëve pa Kufij, është një njohës i mirë, jo vetëm i rajonit, por edhe i Shqipërisë. Sipas tij problemet kanë qenë të shumta duke nisur që nga kriza politike që sjell pasoja edhe në media, deri tek krimi i orgnazuar. Lexo artikullin e plote »

nga Blagorodna Grigorova / Viktoria Ivanova (VFB)

Parrulla raciste në stadiumet e Bullgarisë për fat të keq ka shpesh. Për këtë arësye Shoqatës Bullgare të Futbollit dhjetorin e kaluar iu desh të paguajë 40.000 euro gjobë.

Asosiacioni Europian i Futbollit UEFA e ndëshkoi rastin gjatë ndeshjes mes Anglisë dhe Bullgarisë për eliminatoret e Kampionatit Europian në Sofje. Në stadium u dëgjuan fare qartë këngë përqeshëse kundër dy lojtarëve me ngjyrë nga ekipi i ftuar. Lexo artikullin e plote »

nga Liza Brajant

Vdekja e gazetarit televiziv francez Gilles Jacquier në Siri e ka rritur më tej numrin e gazetarëve të vrarë, të ndaluar apo të sulmuar, ndërkohë që punonin për të mbuluar kryengritjen Pranvera Arabe. Korrespondentja Lisa Bryant njofton nga Parisi se Lindja e Mesme ishte rajoni më i rrezikshëm për gazetarët gjatë vitit të kaluar, sipas raportit të organizatës Gazetarët Pa Kufij: Franca ka kërkuar zhvillimin e një hetimi të plotë për vdekjen e gazetarit të kanalit televiziv France 2, Gilles Jacquier, i cili u bë gazetari i parë perëndimor i vrarë në Siri që pas fillimit të kryengritjes anti-qeveritare 10 muaj më parë. Ndryshe nga shumë gazetarë, të cilët janë përpjekur të futen në Siri pa viza, gazetari 44-vjeçar francez ishte në qytetin Homs të Sirisë me leje qeveritare. Ai u vra nga një raketë e hedhur, ndërkohë që ai po mbulonte një tubim pro-qeveritar. Lexo artikullin e plote »

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën sot në Stamboll për të shënuar pesë vjetorin e vrasjes së një gazetari të etnisë armene.

Turma e njerëzve protestoi një vendim të gjykatës sipas të cilit vrasësi i gazetarit Hrant Dink nuk ishte pjesë e një komploti më të gjerë. Demonstruesit dënuan gjithashtu atë që ata e quajtën fashizëm në Turqi.

Dje, një gjykatë turke dënoi me burgim të përjetëshëm Yasin Hayal për nxitjen e vrasjes së zotit Dink, jashtë zyrës së tij, në Janar të vitit 2007.

Gjykata ndërkohë shpalli të pafajshëm 19 persona të tjerë të akuzuar si pjesëmarrës në një organizatë terroriste. Ky vendim u kritikua nga avokatët e familjes së gazetarit Dink, sipas të cilëve vrasja e tij ishte një veprim i planifikuar. Lexo artikullin e plote »

Masmedia dhe sfidat postmoderne

Postuar mha admin me January - 20 - 2012 Komento

nga ILIR KALEMAJ

Teori të ndryshme mbi rolin e masmedias në shoqëritë moderne dhe impaktin politik të tyre e vënë theksin te elemente të ndryshme të kësaj lidhjeje korrecionale dhe organike që ndonëse ndryshon formë, koha nuk e ka tjetërsuar. Fjala bie, modeli pluralist i medias, prej vetë emrit, thekson pjesëmarrjen e aktorëve të ndryshëm politikë në median e përshkruar si një arenë neutrale ku pozicionet ballafaqohen dhe publikut i serviren alternativa të ndryshme. Kësisoj, parë në këtë dritë, kemi një këndvështrim që e sheh median si medium objektiv që shërben për ta përcjellë informacionin në mënyrë sa më neutrale. Ndërkohë që një model tjetër i sheh mediat si një forcë konservative politike në shërbim të interesave të elitave socio-ekonomike që synojnë të rrisin pasivitetin e masave, të gjërave, duke i indoktrinuar njëfarësoj lexuesit. Lexo artikullin e plote »

Wikipedia proteston

Postuar mha admin me January - 19 - 2012 Komento

Bota është mësuar me protestat e “Ditës së Zemërimit”, ku turma të njerëzve dalin nëpër rrugë dhe bëjnë thirrje për ndryshime politike.

Por “Dita e Errësirës” është diçka e re.

Është diçka që faqja e internetit Wikipedia po e dëshmon sot, pas mbylljes së versionit në gjuhën angleze të faqes në orën 6 të mëngjesit, për 24 orët e ardhshme.

Një veprim i tillë po bëhet me qëllim të fokusimit të vëmendjes në një legjislacion të propozuar nga Kongresi Amerikan, që shumë shërbime të internetit thonë se është një kërcënim për rritjen dramatike të aftësisë së qeverisë për ta kontrolluar këtë medium. Lexo artikullin e plote »

Hrant Dink – Gazetari i guximshëm

Postuar mha admin me January - 18 - 2012 Komento

nga Ba?ak Özay / Aida Cama

Pesë vjet më parë u vra me armë zjarri në Stamboll gazetari turko-armen Hrant Dink. Ai ishte një njeri që pati guximin të fliste për një temë tabu në Turqi: Për masakrën e 1915-s ndaj armenëve.

“Unë vij nga Turqia. Jam armen. Unë i përkas krejtësisht Anadollit. Unë nuk kam menduar asnjëherë të largohem nga vendi im, për të ngritur të ardhmen në Perëndim,” shkruante dikur Hrant Dink në një nga shkrimet e tij. Ai ishte gazetar armen, që ëndërronte për një Turqi demokratike, të lirë, në të cilën të gjitha pakicat etnike dhe fetare të gëzojnë të drejta të barabarta, në të cilat të gjithë lejohet të thonë mendimin e tyre pa patur frikë. Kjo ëndërr i kushtoi jetën. Lexo artikullin e plote »

Media sociale, midis emancipimit e shformimit

Postuar mha admin me January - 16 - 2012 Komento

nga REXHEP MEIDANI

Në historinë e njerëzimit, revolucioni industrial, në shekujt XVIII-XIX, shënoi një pikë kthese me efekte të gjithanshme social-ekonom-ike e kulturore. Këtë po bën sot, si kudo në botë, përfshirë Shqipërinë, edhe revolucioni dixhital. Ai po ndikon, diku në mënyrë të dukshme, diku në mënyrë të padukshme, organizimet politike-institucionale e sociale-ekonomike, madje çdo aspekt të veprimtarisë së njeriut. Sidomos në vendet e zhvilluara, tepër i rëndësishëm është ndikimi i internetit, roli i tij mbi fuqinë, kontrollin e kufizimin demokratik të pushtetit ekzekutiv, artin e qeverisjes, stilin e bërjes politikë, marrëdhëniet ndërkombëtare, diplomacinë, biznesin, në përgjithësi, dhe tregtinë, në veçanti etj. Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj