Thursday, February 23, 2012

nga Milica Ivanovic / Angjelina Verbica

Në vitin 2011 rreth 4.600 serbë paraqitën kërkesën për azil, 90 përqind prej tyre romë nga jugu i varfër i Serbisë. Ata zgjedhin Gjermaninë, sepse ky vend konsiderohet veçanërisht tolerant ndaj refugjatëve romë.

Afro 46.000 vetë kanë kërkuar vitin e kaluar azil në Gjermani. Sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme numri i kërkesave u rrit qartë në të katërtin vit me rradhë. Pas refugjatëve nga Afganistani dhe Iraku grupi i tretë i azilkërkuesve është nga Serbia. Lexo artikullin e plote »

E para ishte fjala: Adi Krasta dhe Ina Rama

Postuar mha admin me January - 31 - 2012 Komento

nga MIRELA KUMBARO

Dy ngjarje ma shënjuan fort javën që sapo u mbyll: spektakli i Adi Krastës të dielën e 22 janarit në mbrëmje dhe përballja e Ina Ramës me publikun të enjten në darkë, ku vetëm opinione nuk kishte. Lexo artikullin e plote »

INA RAMA DHE “KUÇEDRA” QË HA KRYEPROKURORE

Postuar mha admin me January - 31 - 2012 Komento

nga Andrea Stefani

Ajo që shqiptarët panë në emisionin “Opinion” ku ishte ftuar kryeprokurorja Ina Rama, nuk qe një intervistë, por një dyluftim i egër i dy gjërave të pangushëllueshme mes tyre. Qe një dyluftim i ligjit, të drejtës dhe arsyes nga njëra anë dhe krimit, paligjshmërisë dhe padrejtësisë që skërmitej në anën tjetër. Lexo artikullin e plote »

Edhe një herë për vendimin e paligjshëm të Kolegjit

Postuar mha admin me August - 6 - 2011 Komento

nga Njazi Jaho

Kolegji Zgjedhor me vendimin e tij urdhëron zgjerimin e hetimit administrativ duke evidentuar në të njëjtën kohë edhe qëndrimet e njëanshme dhe selektive të KQZ-së. Në vendimin Nr. 67 datë 13-06-2011 thuhet se hetimi administrativ duhej zgjeruar, se kolegji çmon të bazuar pretendimet e palës paditëse (PS-së) për cenimin e standardeve kushtetuese dhe të së Drejtës për një proces të rregullt ligjor. Kjo në fakt është kritikë e rëndë ndaj KQZ-së që me veprimet e saj krijonte mosbesim tek palët. Lexo artikullin e plote »

E trishtë të jesh Bashë, Kryetar Bashkie

Postuar mha admin me August - 6 - 2011 Komento

nga Andi Kananaj

Lulzim Basha ka tri rrugë hipotetike të mundshme për karrierën e tij prej politikani të ri. I zgjedhur me peripeci në krye të Bashkisë Tiranë, i ndërgjegjshëm apo jo, ai ka mbi krye vëmendjen e çdo qytetari, pak rëndësi ka nëse ishte votues i tij apo jo. Pozicioni i Lulzimit delikat deri në detaje duket se nuk ka të ardhme të siguruar. Ky pozicion nuk duket se është kuptuar sa duhet në radhët e demokratëve. Burra e gra e votuan, duke menduar se i shkuan pas fijes Berishës, pa ditur që mesazhi i dashurisë shkoi dëm. Lexo artikullin e plote »

Një skenë e re politike

Postuar mha admin me July - 18 - 2011 Komento

nga Lorenc Vangjeli

Tetë korriku ndryshoi Shqipërinë, një skenë dhe skemë e re politike po ngrihet mbi rezultatin rishtaz të deformuar të zgjedhjeve të tetë majit. Shumica lejla dhe pakica rozë në Tiranë janë të detyruara të bëjnë llogari të reja. Në përfundim të garës që sapo përfundoi me hyrjen e zotit Basha në bashkinë e Tiranës, të gjithë sytë drejtohen vetëm në zyrën e kryeministrit. Rama atë kërkon, duke përdorur edhe OSBE/ODIHR-in, edhe Gjykatën Kushtetuese, edhe Komisionin e Venecias, edhe Gjykatën e Strazburgut, edhe Prokurorinë, edhe një dosje të re gjigante korrupsioni me shumë emra të përveçëm qeveritarësh në të. Lexo artikullin e plote »

Iluzioni i Shqipërisë Demokratike

Postuar mha admin me July - 16 - 2011 Komento

nga Blendi Salaj

Iluzioni i Demokracisë
Procesi i numërimit dhe certifikimit të zgjedhjeve lokale përfundoi dje, kur Gjykata e Tiranës njohu kryetarin e ri të bashkisë. Ky proces, sfilitës e poshtërues, ngjan tanimë si skena e një grabitjeje banke, e shfaqur në një film me xhiro të ngadalta. Grabitja mbaroi. Na vodhën. Kur them na vodhën, nuk po e njësoj veten dhe ty lexues i nderuar me Edi Ramën apo me Partinë Socialiste, sepse viktimat e vërteta të kësaj vjedhjeje nuk janë ata, por ne, qytetarët e thjeshtë të këtij qyteti. Lexo artikullin e plote »

nga Bekim Shehu

Partitë politike në Kosovë ato në pushtet dhe ato në opozitë kanë qëndrime të kundërta lidhur me marrëveshjet që u arritën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut teknik. Opozita kundërshton qeverinë.

Qeveria e Kosovës nuk planifikon të ratifikojë marrëveshjet që u arritën me Serbinë në kuadër të dialogut teknik në Kuvendin e Kosovës. Sipas përfaqësuesve të qeverisë marrëveshjet janë arritur në kuadër të dialogut teknik dhe zbatimi i tyre do të bëhet nga ekzekutivi i vendit. Kryeministri Hashim Thaçi konfirmon se institucionet më të larta të Kosovës, parlamenti dhe presidenca e kanë marrë zyrtarisht tekstin e marrëveshjeve. Sipas tij ato tashmë janë të hapura dhe transparente. Thaçi: “Parlamenti i Kosovës dhe presidenca i kanë zyrtarisht konkluzionet dhe çdo gjë ka qenë dhe do të mbetet transparente në institucionet e vendit por edhe në opinionin publik.” Lexo artikullin e plote »

Një humbje therëse… (për të gjithë)

Postuar mha admin me July - 11 - 2011 Komento

nga Skender Minxhozi

Tirana ka për të qenë i pari rast në historinë e zgjedhjeve pluraliste të këtij vendi, ku kriza nuk është konsumuar larg syve të mediave dhe të opinionit publik shqiptar e të huaj. Ajo e solli infeksionin shqiptar të zgjedhjeve në qendër të sistemit politik, duke zbuluar sesa larg vendeve fqinje si Maqedonia apo Mali i Zi jemi aktualisht, kur flitet për menaxhimin e vullnetit të popullit.

Prej ditës së premte, Tirana e ka më në fund, pas 1464 orësh nga dita e votimit, fituesin e saj zyrtar. Lulzim Basha u ngjit në karron e triumfatorit, pasi kishte festuar rregullisht edhe tre herë të tjera, kur KQZ apo Kolegji Zgjedhor, përmes vendimeve maratonë, e kishin nxjerrë fitues të përkohshëm. Kjo e pardjeshmja ishte edhe hera e duhur. Lexo artikullin e plote »

Gjithë presioni mbi Kolegjin

Postuar mha admin me July - 11 - 2011 Komento

nga Lorenc Vangjeli

Ka një numër provash që dëshmojnë se mbi gjykatësit e Kolegjit Zgjedhor është ushtruar presion që të rrëzonin Edi Ramën. “Shkop dhe karrotë për ta”, thotë socialisti Fatmir Xhafaj. Pikëpyetjet mbi një proces që nuk ndryshon vetëm Tiranën dhe disa enigma për Meriban Mullain dhe Sashenka Jonuzin në disa histori që nuk kanë mbaruar ende…

Ngjan si një film i frikshëm. Me një skenar, i cili do të turpëronte edhe vetë skenaristët profesionistë. Në Shqipëri, fatkeqësisht, është një film i parë shumë herë dhe nuk habit askënd. Me gjyqtarët e Kolegjit zgjedhor, me të paktën një pjesë të tyre, ka ndodhur të ushtrohet një presion jashtëzakonisht i fortë nga politika dhe ka të dhëna të besueshme se të paktën një prej tyre, ka votuar kundër bindjes së brendshme. “Rastësia” dhe një “zinxhir koinçidencash” ka bërë të bjerë në grep një nga anëtarët e trupit gjykues që e bëri Tiranën, fiks dy muaj mbas procesit të votimit, me një kryetar të ri. Lexo artikullin e plote »

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj