Reporteri

Përfitimet nga zgjidhja e krizës së euros
nga ARBEN MALAJ

Në Samitin e Davosit dhe në takimin e 30 janarit, krerët europianë diskutuan për eurozonën dhe sfidat e ekonomisë globale. Pavarësisht analizave të ndryshme për shkaqet e krizës dhe opsioneve të ndryshme për daljen nga kriza e parandalimin e tyre, gjithnjë e më shumë po rritet bashkëpunimi për zgjidhjen e krizës së eurozonës.

Disa faktorë që kanë ndikuar pozitivisht janë:

Së pari – Euroja nuk është thjesht një monedhë e përbashkët. Debatet do të vazhdojnë gjatë nëse politikanët nuk “i dëgjuan” ekonomistët apo nëse disa ekonomistë me ndikim e dëshironin euron me çdo kusht për të thelluar integrimin europian dhe për t’i vënë politikanët përballë situatave kritike që jo gjatë mund të toleronin mosmarrjen e reformave të mëtejshme të thellimit të integrimit europian. Ndërsa vendet e eurozonës dorëzuan vullnetarisht sovranitetin mbi monedhën kombëtare dhe politikat monetare, ato vazhdojnë të hezitojnë të dorëzojnë sovranitetin për politikat fiskale. Ekonomistët kishin paralajmëruar se një monedhë e përbashkët nuk mund të ekzistojë gjatë nëse nuk i përket një shteti unik. Ndaj tani rekomandimi kryesor për daljen nga kriza është krijimi i “Ministrisë së Financave” të BE-së. Krizat i nxjerrin më mirë në pah kostot e dështimeve dhe mund t’i bëjnë më të “lehta” reformat fiskale në BE.

Së dyti – Të gjithë kanë përfituar nga zgjerimi i BE-së. Jo vetëm vendet e reja, por edhe ato themeluese të BE-së kanë përfituar nga zgjerimi i saj. Analizat e Bankës Qendrore Europiane sjellin argumente të qarta dhe shifra të plota për përfitimet reciproke. Përfitimet për 12 vendet nga ish-blloku komunist duken qartë në rritjen e të ardhurave për frymë, në rritjen e investimeve të huaja direkte dhe në rritjen e produktivitetit të ekonomisë. Disa vendeve të eurozonës po i përballojnë efektet e krizës jo duke u përqendruar te zhvleftësimi i monedhës kombëtare. Ato janë duke kryer reforma të tregut të punës, investime publike cilësore dhe po përmirësojnë ambientin e biznesit për të rritur produktivitetin dhe konkurrencën e vendeve të tyre. Në disa vende të BE-së (15) përfitimet nga anëtarësimi “u tretën”.

Së treti – Për zgjidhjen e krizës së eurozonës kërkohet bashkëpunim global. Nga kriza e saj preken të gjithë. Ndalja e thellimit të kësaj krize, stabilizimi dhe ringritja e eurozonës kanë efekte pozitive globale. Rritja e fuqisë ekonomike të BE-së nëpërmjet zgjerimit të saj ka rritur peshën në ekonominë globale. BE-ja përfaqëson sot një nga blloqet ekonomike më të mëdha në botë, duke pasur ndikim të konsiderueshëm në ekonominë globale. Kjo qartësohet nga ndërthurja e bashkëpunimit ekonomik me ekonomitë kryesore në botë. Le të shohim bashkëpunimin e BE-së me dy prej tyre. SHBA dhe BE, edhe pse përbëjnë rreth 11.8% të popullsisë në botë, prodhojnë sot rreth 53% të GDP-së, duke përfaqësuar ekonomitë më produktive në botë.

Bashkimi Europian ka sot një volum tregtar ditor vetëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për rreth 3 miliardë dollarë. Në vitin 2010 BE eksportoi mallra në SHBA rreth 242 miliardë euro dhe importoi prej saj 169.5 miliardë. BE eksportoi shërbime në SHBA rreth 125 miliardë euro dhe importoi 131 miliardë. Ndërthurja e ekonomive qartësohet edhe tek investimet e huaja direkte. Ne 2009-n, BE investoi në ekonominë amerikane rreth 79 miliardë euro, ndërsa SHBA investuan rreth 97 miliardë euro. BE ka një stok investimesh në SHBA për rreth 1044 miliardë euro, ndërsa SHBA një stok investimesh në BE rreth 1134 miliardë euro. Ekspertët vlerësojnë se ky volum bashkëpunimi ekonomik krijon rreth 15 milionë vende pune, të ndara afërsisht në mënyrë të barabartë. Por SHBA dhe BE janë jo vetëm partnerë kryesorë në bashkëpunimin ekonomik, por edhe në sfidat globale. BE dhe SHBA japin sot 80% të ndihmës ndërkombëtare të destinuar për sfidat globale në vendet në zhvillim.

Po ashtu bashkëpunimi i BE-së me Kinën po rritet me shpejtësi, ai është i konsiderueshëm në shkëmbimet tregtare të mallrave dhe shërbimeve dhe në hapat e parë të investimeve të huaja direkte në ekonomitë respektive.

Në vitin 2010, BE eksportonte në Kinë rreth 113 miliardë euro dhe importonte rreth 285 miliardë, ose 2.5 herë më shumë. Investimet e huaja direkte janë vetëm rreth një miliard euro. Ky bashkëpunim dy dekada më parë ishte gati zero. Aktiviteti tregtar midis tyre është rreth një miliard euro në ditë. Ja pse SHBA dhe Kina preken jo pak nga kriza e euros, ndërsa zgjidhja e saj ul risqet mbi ekonomitë e tyre dhe mbi ekonominë globale.

Bashkimi Europian përfaqëson një model politik dhe ekonomik të suksesshëm. Ajo është modeli më i mirë i eliminimit të konflikteve dhe luftërave. BE ka arritje të konsiderueshme në përhapjen dhe konsolidimin e demokracisë në kontinentin e vjetër. BE ka aplikuar me sukses ekonominë sociale të tregut, duke arritur disa tregues socialë në nivel më të mirë se vendet e tjera të zhvilluara. Modeli ekonomik europian nxit novacionin, nxit suksesin e sektorit privat dhe promovon rritjen ekonomike. Ky debat krahasues ka përfshirë sot shumë analistë dhe ekspertë. (www.nytimes.com/2012/01/15/opinion/sunday/kristof-why-is-europe-a-dirty-word.htm)

Kriza aktuale ndoshta i ka ndikuar më shumë politikëbërësit europianë se thellimi i integrimit brenda BE-së dhe në ekonominë globale është zgjidhja e së ardhmes. Ndaj disa reforma të spostuara, të vonuara, të paplota do të duhet të ndërmerren pa vonesë, zgjidhja për sfidat e ardhshme të BE-së nuk do të jenë muret mbrojtëse (firewall) për të mos e përhapur krizën dhe as madhësia e fondeve në dispozicion të menaxhimit të krizës sapo ajo shfaqet në një nga vendet anëtare të saj. Këto mund të jenë instrumente të uljes së risqeve, instrumente të reduktimit të panikut mbi tregjet, të fitimit të kohës për të bërë reformat e plota. Tani është më e qartë se krizat globale imponojnë zgjidhje globale dhe në kontestin europian, përballë sfidave të së ardhmes neve na duhet më shumë dhe jo më pak Europë.

Shqipëria dhe përfitimet nga zgjidhja e krizës

Vendi ynë përfiton nga dalja sa më parë e eurozonës nga kriza. Kriza në Greqi dhe Itali ka sjellë efekte të ndjeshme në ekonominë tonë. Kemi rënie të konsiderueshme të ritmeve të rritjes ekonomike, nga një mesatare 5-7% për një periudhë mbi 10-vjeçare, në 1-3% në vitet e fundit.

Kriza e eurozonës ka krijuar pasiguri mbi investitorët dhe konsumatorët në ekonominë shqiptare, duke e vështirësuar ringritjen e saj. Tre vitet e fundit rritja ekonomike është në përkeqësim. Sistemi bankar shqiptar, kredidhënia dhe kostoja e saj ndikohen nga problemet e krijuara në bankat e huaja që janë në vendin tonë. Për shkak të krizës kanë rënë ndjeshëm investimet e huaja në ekonominë tonë. Kjo sjell vonesa ose ngrirje të përkohshme të tyre, çka dëmton ekonominë tonë. Pasiguritë për shkak të tejzgjatjes së krizës së eurozonës krijojnë pasiguri për kostot e financimit në ekonominë e vendit tonë, si për borxhin publik edhe për financimin e sektorit privat që ka peshë të konsiderueshme në hapjen e vendeve të punës.

Të bashkuara në efektet e tyre zinxhir, këto efekte negative konkretizohen në rritjen e papunësisë dhe varfërisë që janë sot sfidat sociale më të mprehta. Identifikimi i risqeve dhe pasojave është njëra anë, ndërmarrja e reformave është thelbi i daljes nga kriza. Reformat politike që forcojnë shtetin e së drejtës dhe reformat ekonomike për rritjen e produktivitetit dhe aftësisë konkurruese të ekonomisë sonë, detyrimisht duhet të jetë pjesë e strategjisë afatgjatë të zhvillimit të vendit, përparësitë e të cilit nuk duhet të cenohen nga qëndrimet partizane të partive politike.

Shënim: Pikëpamjet e shprehura nuk prezantojnë domosdoshmërisht qëndrimin redaksional të Reporteri.org

(marre nga gazeta PANORAMA)

Nivel i ri tensionesh në mediat sociale
nga Isuf Kadriu

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka ndërmarrë të gjitha masat për hetimin e grupeve të ndryshme ekstremiste, të cilët, përmes rrjeteve sociale bëjnë thirrje për protesta të dhunshme për siç thonë “mbrojtjen e interesave nacionale dhe fetare maqedonase”.

Paralajmërimi nga Ministria e Brendshme vjen para thirrjeve të fundit në rrjetin social Facebook për protesta në Manastir, “në mbrojtje të kishave”.

Në këtë qytet, ditë më parë persona të panjohur kishin shkruar grafite ofenduese në muret e një xhamie të shek. XVI. “Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar intensivisht t’i përcjellë këto debate, dhe tanimë njësiti për luftë kundër kriminalitetit kompjuterik ka kërkuar edhe rrjetin social Facebook për fshirjen e grupeve që shfrytëzojnë gjuhën e urrejtjes dhe që bëjnë thirrje për përhapje të urrejtjes dhe mostolerancës ndërfetare”, thotë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski.

Edhe pse thirrjet e këtilla konsiderohen joserioze nga qarqe të ndryshme politike, ekspertët megjithatë thonë se ato nuk duhet edhe të anashkalohen. “Duhet t’i kuptojmë seriozisht rrjetet sociale, në veçanti kur bëhet fjalë për rrënimin e vlerave, për fyerjen e ndonjë grupi etnik, apo të ndonjë grupi tjetër fetar. Në këtë rast kemi thirrje flagrante të urrejtjes. Kjo mund të reflektohet te pala tjetër që si kundërpërgjigje, po ashtu të bëjë thirrje për urrejtje”, thotë Tatjana Stojanovska nga Fakultetit Filozofik në Shkup.

Ajo për këtë gjendje të krijuar fajëson në veçanti pjesëtarë të caktuar të partive politike të cilat, sipas saj, në mënyrë indirekte mbështesin thirrjet e këtilla që tensionojnë edhe më shumë gjendjen në vend.

Edhe Hasan Jashari, sociolog, fajëson politikën për tensionet në vend.

Sipas tij, gjendja mund të qetësohej sikur partitë, dhe në veçanti pushteti, të reagonin me kohë nga fyerjeve që zanafillën e kanë në ndeshjet sportive. “Mua më shqetëson veprimi i dobët dhe mund të them shumë destruktiv i elitës politike, të cilët nuk ditën që në kohë të parandalojnë këto gjëra. Dhe nëse vazhdon kështu, ka gjasa që gjërat të rrëshqasin prej dore dhe të arrijmë në një situatë anomie, siç e quan Emile Durkheim; dekompozim dhe mosorganizim i shoqërisë dhe fillojnë të këputen hallkat e mekanizmave”, thotë Hasani duke shtuar se shqiptarët në asnjë mënyrë nuk duhet të provokohen nga ngjarjet e këtilla por përkundrazi të dëshmojnë tolerancën e tyre ndërfetare.

Kjo sipas tij mund të ndërgjegjësojë edhe palën tjetër. “Toleranca fetare duhet të jetë pjesë përbërëse e filozofisë tonë jetësore. Shqiptarët në Shqipëri janë të njohur për tolerancën fetare dhe ajo duhet të jetë edhe një mësim që ne këtë ta praktikojmë si mënyrë të bashkëjetesës”, thotë Jashari.

Tensionet e fundit ndëretnike dhe ndërfetare në Maqedoni filluan në ndeshjet sportive ku shqiptarët u fyen në baza etnike për të vazhduar më pas me karnavalin e Vevçanit më 13 janar ku po ashtu pati fyerje ndaj fesë islame dhe Kuranit.

Situata e përshkallëzua më pas me vendosjen e zjarrit në një kishë të Llabuinishtës të Strugës dhe Reçicë të Tetovës.

Të gjitha këto incidente janë dënuar nga partitë politike, ndërsa komiteti për marrëdhënie ndëretnike miratoi disa konkluzione me të cilat kërkohet nga gjitha faktorët relevantë që të angazhohen për kthimin e mirëbesimit mes etniteteve.

Incidentet janë dënuar fuqishëm edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

(marre nga Rqadio Europa e Lire)

Interaktiviteti i munguar i gazetarisë shqiptare
nga Valbona Sulçe

Kriza që ka zaptuar prej vitesh shtypin e shkruar kudo në botë, përveç të tjerave, ka bërë edhe një të mirë, duke shtyrë shumë njerëz të vrasin mendjen si do dilet prej saj. Gjithnjë e më shumë studiues, akademikë, por edhe aktorë të medias, po vijnë në një përfundim të përbashkët: rrugëzgjidhja e shtypit të shkruar është lexuesi. Po, po lexuesi, ai i gjalli, ai i vërteti, që nuk do më të paguajë për të blerë gazetën se informacionet i gjen falas në internet ose në televizor për ata që janë pak mbrapa me teknologjinë si puna jonë. Lexuesi, ai që për 200 vjet e kanë marrë për të mirëqenë, që e kanë mikluar, joshur, por edhe shtyrë, përbuzur, flakur tej për t’i lënë vend “lexuesve” më me peshë-lexo vendimmarrësve, bizneseve, pushtetarëve, po më të paktë në numër. Dhe ja, ai tani po i kthen reston. Kjo është hakmarrja e lexuesit. Mediat janë më të dobëta sot pse nuk kanë lexues, ndjekës. Çdo lexues që largohet është një pikë më pak në fuqinë e gazetës.

Me tituj si “Vdekja e shtypit të letrës: asnjë parajsë nuk duket në horizont”, ose “Më pak lexues, më shumë të pasionuar pas gazetarisë së të nesërmes” studiuesit po vënë në dukje faktin se gazetaria si profesion dhe si biznes janë mbrapa me përshtatjen ndaj rrethanave të reja që ka sjellë teknologjia e internetit. Mund të duket paradoks, por që nga lindja e vet, shtypi që bën të mundur shprehjen e mendimeve dhe opinioneve të ndryshme, shtypi që krijon pluralitet, ka pasur një produkt monopol: tregun e informacioneve. Tani që këto kushte nuk janë më, shtypi vazhdon të sillet po njësoj: vazhdon të kërkojë reklama ndërkohë që nuk ka lexues. Sipas studiuesit Piero Macri, kjo është teknikë vetëshkatërruese. “Gazetaria e së ardhmes do të jetë multimediale dhe shumë ndërvepruese, por kjo kërkon një ndryshim në mendësi që gazetarët përpiqen t’i rezistojnë, duke e vendosur veten në një rrezik të madh vetëshkatërrimi”, thotë ai.

Parë në këtë aspekt, gjithë kjo krizë i ka bërë një të mirë shtypit dhe medias në përgjithësi, duke i ritreguar, duke e kthyer me forcë drejt një faktori që e kishte harruar, duke e kthyer te zanafilla, origjina: te lexuesi. Në kushtet kur informacioni largohet nga të qënët monopol i mediave, duhen gjetur mënyra të tjera për ta bërë të suksesshme median si biznes. Që të shitet gazeta, jo vetëm duhet të kesh informacione që s’i gjen në vend tjetër – kjo duket pak e pamundur sot – po duhet të gjesh lexuesin që është i interesuar t’i blejë këto informacione. Në kushtet kur lexuesi nuk është më i detyruar ta blejë gazetën për të mësuar të rejat, duhen gjetur mënyra të tjera për ta mbajtur me vete atë. Dhe mënyra e vetme është ajo e të shpërblyerit. D.m.th ti bën një gazetë që i shërben lexuesit, me informacione që i duhen atij. Ti krijon lexuesin tënd, jo atë masën e madhe anonime heterogjene që gjendet diku atje tej mureve të redaksisë dhe që ti shpreson që me gazetën tënde çengel të kapësh sa më shumë, por atë lexues që ti e njeh, që të njeh, që të do dhe është i gatshëm të paguajë për ty. Kjo kërkon ridimensionim total të punës së gazetarit, duke iu afruar shumë asaj që Bill Kovac e quante “gazetaria publike”. Duhet të kërkosh ato informacione që i shërbejnë lexuesit tënd, që ai i kërkon dhe e di që mund të të besojë. Kjo e fundit është shumë e rëndësishme dhe njerëzit e dinë. Sot çdokush mund të bëhet bartës i informacionit, po gazetarët ende kanë monopolin e besueshmërisë përmes teknikave të profesionit që është kontrolli i fakteve, verifikimi. Është një status që e kanë fituar me shumë mund gazetarët, është një trashëgimi 200-vjeçare, e cila përbën zemrën e profesionit. Nuk bën të lihet në rrugë nga një çunak 10-vjeçar me emrin internet.

Ka një rregull të pashkruar në komunikim: mediat e reja nuk i zëvendësojnë të vjetrat, ato bashkëjetojnë dhe përshtaten. Dikur, kur nuk ekzistonte interneti, gazetarët e botuesit e mençur shpikën rubrika si “letra nga lexuesi” ose “letër kryeredaktorit”, si një mënyrë për të krijuar një lidhje me ata që i lexojnë, për të matur shijet e tyre, luhatjet e humorit të tyre. Vërtet kjo nuk ishte aq masive siç mund të jetë sot, por ishte një tregues që komunikimi nuk mund të jetë kurrë i njëanshëm. Nuk është komunikim kur flet vetëm njëra palë. Kush do rrinte të dëgjonte një profesor, me gjithë respektin e madh, 200 vjet pa e ndërprerë asnjëherë dhe pa pasur mundësinë të thotë diçka vetë? Kështu ka ndodhur me shtypin dhe mediat para internetit. Ato flisnin, nxinin tonelata me letër, tinguj e imazhe vendoseshin çdo ditë në shtëpitë e njerëzve dhe askush s’kishte mundësi t’i thoshte dy fjalë mbrapsht. Tani që teknologjia e ka thyer barrierën e komunikimit midis shtypit dhe lexuesit, në vend që shtypi ta përdorë në të mirë të vet, e refuzon atë, mbyll veshët ose bën sikur nuk e vë re që ka ndodhur.

Natyrisht, kjo sjellje ka shpjegimet e veta. Pasi ka folur 200 vjet, shtypit tani i duhet të dëgjojë. Dhe jo vetëm të dëgjojë, por edhe të përgjigjet. Mund të jetë e parehatshme për shumëkënd brenda profesionit të gazetarit të bëhet i dukshëm për njerëzit, i identifikueshëm, madje, prite Zot, i gjykueshëm. Duket sikur papritur gazetaria ka dalë lakuriq para lexuesve Në Perëndim, ndërmarrjet mediatike po u kërkojnë gazetarëve të hapin blogje personale, llogari në “Twitter” dhe kudo që të mund t’u përgjigjen lexuesve të tyre. Në fakt, është pak e frikshme kjo, kur mendon rehatinë e kohës kur ti shkruaje vetëm me emër dhe askush s’të njihte për fytyrë. Tani je shumëfish më i ekspozuar, madje punëdhënësit e tu ta kërkojnë një gjë të tillë me ngulm. Besoj se gazetarët profesionistë s’duhet ta kenë fare problem. Bazohen në fakte, burime të verifikueshme, kanë etikë. I rrinë përballë lexuesit dhe nuk kanë frikë nga ai. Asgjë e keqe nuk i vjen gazetarisë nga të qenët i hapur, transparent, madje është pak e vonuar në këtë drejtim. Kur u kërkon llogari të tjerëve për transparencën, duhet të jesh dhe vetë i tillë për të qenë legjitim në kërkesën tënde, apo jo?

Gazetaria shqiptare pati fatin të çlirohet nga vargonjtë në të njëjtën kohë kur në botë filloi era e internetit dhe në pak kohë ne patëm mundësinë të aplikojmë disa nga teknologjitë më të përparuara. Është e vërtetë që për shtypin, lindja e internetit solli disa rreziqe, por në anën tjetër solli edhe një mundësi të artë: krijimin e urave me lexuesit. Për fat të keq, forumet online të gazetave tona deri tani shërbejnë si shfryrje frustrimesh të lexuesve të ngeshëm dhe deri tani debati rreth dobisë së tyre është ndalur te kontrolli etik i postimeve. Pak është kapur pjesa e ndërveprimit, d.m.th që gazetat t’i përdorin këto kanale komunikimi për të njohur lexuesit e vet, për t’i bërë për vete ata. Numërohen me gishtat e njërës dorë gazetarët a përfaqësuesit e gazetave online që të ofrojnë shpjegim, koment a reagim ndaj lexuesve, duke dhënë vetë shembullin e një komunikimi qytetar të kulturuar dhe me vlerë. Me sa duket zbaviten teksa lexojnë lloj-lloj përçartjesh e denigrimesh për kundërshtarët politikë dhe ua çojnë para syve dhe lexuesve të tjerë. Një mundësi e shpërdoruar.

Pyetja kryesore që duhet t’i bëjnë vetes sot gazetarët është: për kë shkruan? Nëse përgjigjja të çon te lexuesi, po jo ai anonim masiv, po lexuesi me identikit të qartë, atëherë je në rrugë të mbarë. Nëse përgjigjja është e ndryshme, duhet të rishohësh modelin e biznesit pasi herët e vonë do të të nxjerrë në rrugë të madhe. Siç shihet, kjo nuk është çështje idealesh më, pra që media t’i shërbejë lexuesit, por një çështje e pastër biznesi. Nëse do që të blihesh, duhet të ofrosh një mall që të vlejë. Kanë filluar ta bëjnë në Itali. Revista “Donna moderna” ka vendosur që prej tetorit të vitit të shkuar të mos ketë në kopertinë modele, po vetëm gra të vërteta. Kjo është një strategji marketingu që i thotë lexuesit/es: ej, unë po shkruaj për ty, eja të shohësh se çfarë shkruaj. Një tjetër revistë në Britaninë e Madhe “Women and home” organizon forume me lexueset e veta, pritje, madje dhe klube leximi. U ofron rubrika ku mund të shkruajnë historitë e tyre, të ndajnë me të tjerët përvoja jetësore.

Vendosja e lexuesit në qendër, përveç kthimit në identitet, përveçse do ta shpëtojë gazetarinë e shkruar nga kriza, do të bëjë edhe një të mirë tjetër: do ta largojë nga axhenda bajate tejet e politizuar. Do të flitet për ata që e blejnë gazetën, jo për ata që kanë kohë që e kanë “blerë” gazetën dhe që në raport numerik janë disafish më pak se atyre që i drejtohet gazeta.

Dikush mund të thotë: “Po pse duhet të shqetësohemi ne për krizën e shtypit të shkruar? Është një problem i tyre”. Jo, kriza e shtypit të shkruar dhe medias në përgjithësi është problem i gjithë shoqërisë, sepse një segment i komunikimit masiv këputet ose nuk riformatohet më. Media, veç të tjerash, ka edhe funksionin e lidhjes së një shoqërie, sigurimit të një platforme diskutimi ku rrihen çështjet më të rëndësishme. Madje, mund të thuhet se shoqëria njerëzore e shpiku komunikimin masiv si një nevojë të brendshme për të komunikuar mes vedit. Një shoqëri që nuk komunikon, që nuk qarkullon informacion, është e destinuar të shpërbëhet shumë shpejt. Gazetat, media, informacioni janë dhe ura komunikimi që ndihmojnë kohezionin social, por për ta realizuar këtë duhet t’i shtiem në punë të dy shqisat: të folurit dhe të dëgjuarit. Koha fillon tani.

Shënim: Pikëpamjet e shprehura nuk prezantojnë domosdoshmërisht qëndrimin redaksional të Reporteri.org

(marre nga gazeta SHQIP)

Politikat e dinjitetit
nga Thomas Friedman

Të nderuar zotërinj: Ju mund të mendoni se situatat në Egjipt dhe Rusi nuk kanë asgjë të përbashkët. Thellohuni pak më shumë. Këto dy vende kanë histori plotësisht të ndryshme. Por pasi vizitova këto dy vende javët e fundit, unë mund t’ju them se ato kanë një gjë shumë të madhe të përbashkët: shpërthimet politike në të dyja vendet nuk janë drejtuar nga një ideologji e veçantë, por nga emocionet më njerëzore: kërkesat për dinjitet dhe drejtësi. Poshtërimi është forca më e nënvlerësuar në politikë. Njerëzit mësohen me urinë, vështirësitë dhe dhimbjet. Ata janë mirënjohës për punë, makina dhe përfitime. Por nëse njerëzit detyrohen të jetojnë për një kohë të pacaktuar brenda një loje të manipuluar që valëvitet përpara fytyrës së tyre duke i bërë ata të ndihen si kafshët, që mund të kalohen nga një lider tek i biri, apo nga një politikan në një tjetër, në fund ata do të shpërthejnë. Këto janë emocionet që ndezën kryengritjet në Kajro dhe në Moskë. Ato nuk kalohen dot lehtë dhe kjo është arsyeja pse ju jeni shumë më në vështirësi nga sa mendoni.??A keni parë ju zotërinj videot amatoriale që qarkullojnë në Rusi këto ditë? Një nga të preferuarat e mia është bërë nga dy rusë ish-parashutistë, tashmë të kthyer në këngëtarë, dhe është postuar në “YouTube” me titullin “Veteranët rusë të aviacionit kundër Vladimir Putin”. Teksti i tyre lidhej direkt me ju, zoti Putin, në prag të njoftimit të datës 24 shtator se Presidenti Medvedev do të jepte dorëheqjen dhe do të hapte rrugën për ju dhe partinë tuaj (tani e njohur gjerësisht si “parti e hajdutëve”) për të kandiduar për president për dy mandate gjashtëvjeçare – pra 12 vjet të tjera! Rusët menjëherë filluan të llogarisnin se sa do të ishin ata kur do të mund të shihnin vendin e tyre të udhëhequr nga dikush tjetër, zoti Putin. Ishte dëshpëruese, aq më shumë nga fakti se, sikurse zoti Medvedev pohoi, “tregtia” juaj ishte planifikuar kohë më parë. Megjithatë, askush tjetër nuk ishte pyetur, dhe ju të dy nuk morët mundimin për të dhënë një arsyetim se përse Putin duhet të ishte dhe 12 vite të tjera në krye të vendit… Nuk është çudi që kënga e ish-parashutistëve drejtuar Putinit ishte e gjitha për dinjitetin: “Ju jeni ndryshe nga unë, / një njeri dhe jo Zot / Unë nuk jam ndryshe nga ju, / një njeri. Ne nuk do ju lejojmë më të gënjeni. / Ne nuk do ju lejojmë të vazhdoni vjedhjen. / Ne jemi trupa të lirë që mbrojnë atdheun.”??Aleksei Navalny, aktivisti i cili ndihmoi vazhdimin e mitingjeve kundër jush, më tha se asgjë nuk i nxiti protestat më shumë se përvoja e përditshme e moskovitëve që duhet të qëndrojnë të ngujuar në trafik, ndërsa një makinë me një dritë blu që mbante disa miq të Putinit kalonte me shpejtësi. “Kjo është e gjitha për dinjitetin”, tha Navalny. “Cilët janë këta njerëz? Pse nuk kujdesen për të drejtat tona? Kjo nuk ka rëndësi fare se çfarë karriere keni ndërtuar. Ju duhet të qëndroni në trafik, teksa këta njerëz dhe bijtë e tyre kalojnë me dritat e tyre blu.”??Z. Putin, ju keni arritje të konsiderueshme. Gjatë tetë viteve tuaja të para si President, duke filluar në vitin 2000, ju stabilizuat një Rusi në kolaps dhe mbikëqyrët daljen e një klase të madhe të mesme urbane. Pa dyshim, ju nuk e keni arritur këtë me transparencë, pasi ajo u arrit me anë të korrupsionit, tejet i përhapur, dhe eksportimit të naftës. Por si rrjedhim u shfaq një klasë e mesme reale, me profesionistë dhe sipërmarrës. Ata janë pasardhësit e rastësishëm të politikës suaj, ndoshta “e para klasë e pavarur politike në historinë moderne ruse”, thotë Max Trudolyubov, redaktori i gazetës “Vedomosti”, dhe tani ata duan një zë në të ardhmen e tyre.

A keni folur kohët e fundit me Mikhail Dmitriev, presidentin e Qendrës së Studimeve Strategjike? Ai ka qenë duke bërë grupet e fokusit që nga viti 2009. Dmitriev ka zbuluar se protestat anti-Putin nuk mbahen nga të papunët, por nga “një pjesë shumë e aftë e popullsisë ruse”, që ndihet sikur “shoqëria ruse është një autostradë me dy korsi, me një korsi për individë të privilegjuar të afërt me pushtetin shtetëror, me ligjet e tij ose mungesën e tyre, dhe një korsi për pjesën tjetër të popullsisë. “??Duke filluar në vitin 2009, thotë Dmitriev, grupet e tij të fokusit filluan të tregojnë se “anëtarët e klasës së re të mesme, të pasur dhe vetërespektues”, ndihen sikur “ata nuk janë të njohur si individë që meritojnë të drejtën të trajtohen të barabartë me gjithë të tjerët.” Një frazë, thotë ai, “papritmas u shfaq në të gjithë vendin”: “Ne nuk jemi kafshë”. Kjo, thotë ai, është kur kuptohet se është “një çështje dinjiteti dhe respekti për veten.”??Kjo luftë midis jush dhe rezultateve aksidentale do të luhet për një kohë të gjatë. Por, zotërinj të mirë, unë nuk kam asnjë dyshim në lidhje me faktin se politika është rikthyer në Rusi. Kini kujdes. Ju, zoti Putin, me siguri do të fitoni zgjedhjet presidenciale të marsit, parashikon Dmitriev, “por në një mënyrë të dobët.” Marka Putin është në rënie, thotë ai. “Tendenca ka marrë të tatëpjetën. Kjo do të bëjë që Putin të jetë një president i dobët me mbështetje në rënie e sipër”. ??Prandaj, argumenton Dmitriev, shpresa juaj e vetme për të mbetur të rëndësishëm është të “ngrini një qeveri të koalicionit, duke përfshirë edhe opozitën, mbi bazën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe të shkoni drejt një sistemi më të balancuar dhe konkurrues politik.”

Kësaj radhe, unë do ta dëgjoja këshillën e tij.

Shënim: Pikëpamjet e shprehura nuk prezantojnë domosdoshmërisht qëndrimin redaksional të Reporteri.org

(marre nga gazeta SHQIP)

Si në “paradhomë” zgjedhjesh
nga Aleksandër Çipa

“Atje (Tiranë), jetohet si në fushatë zgjedhjesh. E para është politika dhe ajo mbetet mbi gjithçka”.

Ky pasazh reportazhi i një kolegu të huaj, do të vlente më së miri për të karakterizuar situatën aktuale dhe atmosferën publike shqiptare. Është një klimë e thellë tensioni dhe rëndese në marrëdhënien publike të politikës me publikun dhe në veçanti me institucionet. Një ndjenjë përkohësie u lexohet nëpunësve nëpër zyrat e administratës, e cila vetëm e qëndrueshme nuk ndihet, kohë më kohë në këtë vend. Diçka prej pezullie dominon në bisedat, diskutimet, procedimin dhe sidomos funksionimin e kësaj administrate. Një ndjesi të tillë publiku e pat në muajt para largimit të kryetarit historik të PS-së, zotit Fatos Nano, nga posti i Kryeministrit të vendit, në vitin 2005.

Aktualisht, cikli antagonist i palëve politike ka ngritur kurbën e vet, duke e bërë edhe më të thellë përshtypjen e së papriturës. Në skenën e debatit publik, politika ka afishuar një konflikt të hapur ndërinstitucional: Presidenti, Kryeministri, Prokurorja e Përgjithshme, KLD-ja, Gjyqësori dhe ambasadorët. Natyrisht ka edhe të tjerë të palistuar, nuk po themi për të përhershmin institucion të konfliktit, Parlamentin. Në këtë keqvendosje luftarake kryesuesish të institucioneve, shpesh shfaqet si piketë e vetme alarmi, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, me apelet dhe pohimet për kujdes e masa ndaj ekonomisë.

Kjo regji e keqe, në këtë skenë të ndenjur, ku ndërrohen rolet dhe shumë, shumë pak aktorët, po e kërcënon sërish shpresën publike, në vend. Është një kërcënim që buron nga efekti i degradimit të sistemit. Nuk është thjesht konflikti politik i protagonizmit Berisha-Rama. Është diçka më e thellë dhe si e tillë, kësaj here duhet lexuar më drejt. Konflikti politik në tre vjetët e fundit në vend, po imponon një funksionim spontan dhe imponues. Sistemi tashmë nuk është më i bazuar në principin e pushtetit që funksionon, sipas kultit të ligjit, por sipas përshtatjes në kushtet e rrethanës. Është shembur për së paku, më tepër se një vit e gjysmë normaliteti institucional në këtë vend dhe mbi të, shfaqet herë pas here precedentizmi. Nuk është thjesht aspekt formal mosplotësimi për kohë të gjatë i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese apo Gjykatën e Lartë, nuk është thjesht rastësi degjenerimi i proceseve gjykuese prej gjyqësorit shqiptar nëpër seanca pa fund, ku herë mungon avokati dhe herë i pandehuri, apo ku pabarazia gjykuese dhe drejtësi-mosdhënia “zgjat brirë” si në kohë anarkizmi apo si në shoqëri parapolitike.

Kjo tablo po eklipson brendinë e nevojës për një kujdes dhe maturi ekonomiko-financiare të qeverisjes dhe aktorëve të tjerë potencialë të ekonomisë kombëtare. Kjo tablo të lë shijen sikur aktorët dhe administratorët, si ata që janë në qeverisje, ashtu edhe ata që pretendojnë qeverisjen të mos jenë në pozitat e një normaliteti që vijon në ciklin kalendarik të kohës së mandatit. Të gjithë duket se janë vendosur në pozicione parazgjedhore. Një fushatë pa legjitimitet kalendarik, por me atmosferë të sjellë për shkak të këtij polarizimi politik.

Brenda këtij kompozicioni politik, kryevendoset edhe Kryeministri Berisha, i cili në kontekst të 100-vjetorit të pavarësisë shtetërore, po shfaq një kredo të veçantë kremtuese, por më së shumti edhe rivendikuese. Protagonizmi i tij nuk shfaqet vetëm si kryeadministrator i kremtimit të pritshëm në fundvit, por më së shumti si një sipërmarrës i rirenditjes së kronikës pararendëse dhe themeltarëve të shtetit. Një sipërmarrje që në thelbin e vet shfaqet për qëllimin politik të sipërmarrësit, por edhe si shtytuesi kryesor për rishkrimin e historisë zyrtare politike të Shqipërisë shtetërore njëshekullore. E gjithë koha që rrjedh prej këtyre ditëve deri në datën 28 Nëntor të 2012-s, po planifikohet prej Kryeministrit si periudhë e një fushate kulti për përvjetorin e parë të shekullit të shtetit. Kazusi është gjetur bukur prej politikanit që propagandën dhe populizmin ka ditur t’i përdorë si armë dhe mjete efikase për jetëgjatësi politike dhe qeverisëse.

Sidoqoftë, kjo nuk mjafton. Vendosmëria e tij për ta pasur kremtimin e 100-vjetorit si kredo fushate për zgjedhjet e 2013-s, është e pamjaftueshme dhe nuk mund të cilësohet si gjetje apo brendi e mjaftueshme. Mes fillimshkurtit të tanishëm dhe nëntorit të këtij fundviti, kemi një kohë e cila paralajmëron jo vetëm marrëdhënie problematike mes Kryeministrit dhe opozitës, por në veçanti mes së sotmes së politikanit Berisha dhe së ardhmes së tij në raport me skenën politike të vendit. Në rrjedhat e padukshme të kësaj politike lëvrijnë kontakte dhe diskutime, të cilat e bëjnë gjithnjë e më delikate qëndrueshmërinë e kabinetit aktual Berisha, në raport me zgjedhjen e afërt të Presidentit. Antagonizmi bipartiak, jo vetëm për këtë shkak, nuk është më vetëm kaq. Në këtë antagonizëm ka hyrë grupi kryesor i politikëbërësve, të cilët gjenden sipas kapacitetit që përfaqësojnë nën presionin në rritje të elektoratit dhe publikut në përgjithësi.

Kjo vendosje është paradhoma e zgjedhjeve, të cilat tinëzisht mund t’i imponojë këmbëngulja refuzuese e Berishës dhe pashmangësia si alternativë e Ramës.

Shënim: Pikëpamjet e shprehura nuk prezantojnë domosdoshmërisht qëndrimin redaksional të Reporteri.org

(marre nga gazeta SHQIP)

Dinjiteti politik dhe autoriteti i arsyes
nga Bashkim Abazi

Individi zotëron aftësinë për të gjykuar, kur ka njohuritë e duhura se si drejtohet bota. Çdo individ tjetër ka parazgjedhur në injorancë të jetë pjesë e papërfillshme e Pellgut të Bretkosës.

Filozofia politike ecën shpejt dhe nuk të lejon kohë për arsyetime të gjata. Në ngurtësi dhe vullnet dominimi, Franca dhe Gjermania po mundohen të mbajnë në këmbë një strukturë administrative, politike dhe ekonomiko–financiare për të shpëtuar vetveten. Nga multilateralë në unilateralë, këto dy zgjatime ekzekutive të BE-së (njëra për Afrikën dhe tjetra për Europën Juglindore) po ngurtësohen në kështjella historike. Ky është një deklarim i rëndë.

Ata që nuk po e kuptojnë janë politikanët e Shqipërisë së Rilindjes. Duan apo jo, tashmë shqiptarët janë përzgjedhur për të qenë “të nevojshëm, të dobishëm” siç kanë qenë kohë më parë. Kjo e vërtetë e sundon dinjitetin dhe autoritetin e arsyes përtej vorbullave historike. I lajthituri i shekullit XV i ka cilësuar pellazgët dhe ilirët me klithma habie dhe jo i nisur nga misticizmi i okultit të tij profetik. Kjo ka ndodhur dikur…

Sot, profetët e shpallur janë diabolikë dhe pasuesit idhujtarë janë shërbëtorët më të zellshëm të servilizmit politik. Ata kanë përdhosur çdo element të dinjitetit dhe vetëdijes kombëtare.

Filozofi gjerman J. Habermas, në një polemikë të nxehtë (edhe pse kohën më të madhe të jetës së tij filozofike e kalon në SHBA) e pranon krizën e etikës globale, duke e mënjanuar “projektin kantian” në interes të qëllimeve të mira – jepu qytetarëve mundësinë për të marrë vendime, kjo nuk është çështje demokracie, por edhe dinjiteti.

Prej disa ditëve, analiza e mendimit politik për të përcaktuar “mrekullisht” se çfarë do të ndodhë ditën tjetër është ekspozuar e ashpër dhe me dy shpejtësi të ndryshme: e para është përqendruar në dy “të zgjedhur” për të qetësuar ujërat e trazuara të BE-së. Merkel dhe Sarkozy janë në dilema të njohura. Ata dinë se çfarë flasin, deklarojnë dhe i kanë në xhep rezultatet e ligjërimit të tyre. E dyta po i serviloset butësisht procesit të integrimit, gjithë kacavjerrjes servile të qeverisjes “Berisha” për përfitime personale dhe ashpërsisë ndaj opozitës dhe liderit të saj, Edi Rama.

Analistë të spikatur kanë artikuluar rrugëzgjidhjet e mundshme dhe si mendje të ndritura nga varfëria dhe mjerimi filozofik kanë derdhur me shumicë mençurinë e kohës së mbrapshtë.

Jam shprehur për kurbanët (s’ka lidhje me librin e Ramës) dhe dëshirën e pashpallur të perëndive për kurbanë. Midis tyre, midis liderëve dhe diktatorëve endet e paqme frika. Si të tillë ata – sunduesit dhe poseduesit e pushtetit – kanë frikë për personalitetin dhe dinjitetin e tyre.

Përqendrimi i pushtetit, uzurpimi i institucioneve (vetëm dy ndryshimet e fundit për INSTAT dhe DSIK “në varësi të Kryeministrit”) si dhe një marrëveshje pushteti me dhjetë pika, më largon nga ideja e harmonisë së drejtësisë dhe dobishmërisë së modelit të demokracisë që po aplikojmë në dy dekada.

Aktualisht, traktatet e deritanishme nuk po lejojnë zgjerim dhe konsolidim të strukturave kombëtare, rajonale dhe më gjerë. Ky arsyetim vjen nga e drejta për të pasur dinjitet dhe autoritet të arsyes politike (i referohemi politikës, sepse na duhet të arsyetojmë brenda modelit parlamentar të republikës së shpirtrave të stresuar nga ankthi i së ardhmes).

Me zhurmë dhe jo në heshtje, politika po sfidon inteligjencën dhe vetë demokracinë. Renegati Marks duhet të ndjehet i lumtur për këta ikanakë të shtjelluar keqas të demokracisë. Politika shqiptare po vazhdon të dëshmojë se nuk është e gatshme të heq dorë nga terreni i saj pervers. Në gijotina me kafene gumëzhijnë skenarë patetikë deri në mosbindje dhe ndjesi okulte të një paranoje ekstreme.

Ajo që mungon është arsyeja e autoritetit për të justifikuar qëllimet.

Individë kokëposhtë, të lerosur dhe krekosur po shpejtojnë të vendosin një rend logjik të palogjikshëm. Hamendësime pafund mbushin dhe zbrazin kujtesën e shqiptarëve, për të arkivuar mitologji pa mite. Një lloj cinizmi klasik, i prezantuar në modele mediatike dhe trendy personal, po errëson edhe dritëhijen më të nevojshme për yjësinë e Demokracisë platonike. Platoni nuk ishte demokrat, por drejtësinë – baza e demokracisë dhe e një qeverisje të mirë – e konsideronte të barasvlefshme me harmoninë. Mrekullisht, këtë fjalë të shenjtë e kemi vetëm brenda dhe midis objekteve të kultit, jashtë tyre jemi të rrëmbyer nga djalli dhe djallëzia.

Tipologjia e të menduarit pozitiv dhe absolutizimi i dallimeve nga të tjerët nuk mund të gjejnë ngrehinë te personaliteti formal i autoritetit të pushtetit. Aq më pak tek intelekti i rigjallëruar në politikë. Eksperiencat në dy dekada ndryshimi të sistemit social – politik kanë shfaqur tendencat e ultraindividualizmit dhe të shkrirjes së tij [fshehjes] në identitetin kolektiv.

Identiteti intelektual ka dy kundërshtarë të rrezikshëm: individualitetin dhe egoizmin. Në historinë civilizuese i ka ruajtur të paprekshëm dijetarët dhe filozofët, për t’u paracaktuar atyre fatin e “të qënurit apo të ekzistuarit”. Ky pozicion i rreket lakmisë së më të pavëmendshmit.

Në praktikën jetësore, kur është fjala për konceptet e saj materiale [që formojnë një të vetme dhe të pandashme – paraja, pasuria për të jetuar i lumtur, jo në injorancë jetësore] ndodh – në të njëjtën kohë dhe me të njëjtën logjikë formale – anashkalimi ideal i vlerave dhe virtyteve. Në vendet e pazhvilluara apo në zhvillim, kjo dobësi tradicionale është shndërruar në një gjymtim të individit të diktuar, indoktrinuar apo kolonizuar deri në detaje.

Këtë lajthitje të mendimit do ta mbyll me thirrjen e shkrimeve të shenjta, për të gjithë ata që kanë sy të shikojnë dhe kanë veshë të dëgjojnë: “Deri kur, o të papërvojë do ta doni mungesën e përvojës. Deri kur, o tallës do të dëshironi të tallni haptazi. Deri kur, o budallenj do ta urreni njohurinë”.

Shënim: Pikëpamjet e shprehura nuk prezantojnë domosdoshmërisht qëndrimin redaksional të Reporteri.org

(marre nga gazeta SHQIP)

Urbanë nga zori…
nga Ermira Danaj*

Operacioni është logjik: merr me ekskavator historinë (atë që është) dhe grumbulloje si plehrat rrëzë autostradës, pastaj në vendin e mbetur gropë, merr një fshat të tërë, dyzet e sa shtëpi, dhe vëri një për mbi një këto në formë të një pallati. (Ervin Hatibi, Sa kushtojnë pallatet e reja të Shqipërisë, Republick of Albanania, 2005.)

Para pak muajsh u zhvillua Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave, që këtë herë u quajt shkurt (dhe anglisht) Census. Para pak javësh dolën rezultatet e para të këtij regjistrimi, i cili në fakt merret vetëm me popullsinë që ndodhet në Shqipëri në momentin e regjistrimit. Regjistrimi u bë shumë i famshëm (në formën e tij të shkurtuar dhe jo shqip) për shkak të një retorike politike (po përdor fjalën “politike” në kontekstin e politikës së sherrit në Shqipëri). Dhe meqenëse na u morën mendtë nga diskutimi mbi regjistrimin, diskutim që bazohej vetëm tek etnia dhe te feja (se mos kushedi nuk dalim shqiptarë/e, dhe kushedi ç’fe do zgjedhim të deklarojmë – a thua se besimi apo jobesimi te Zoti janë ca gjëra që zgjidhen në mëngjes me t’u ngritur nga gjumi, bashkë me rrobat), u harrua fare të merreshim me rezultatet e deritanishme të këtij regjistrimi. Dhe u harrua gjithashtu edhe qëllimi kryesor i regjistrimit të popullsisë që nuk është një çështje më tepër që disa politikanë/e të zihen me njëri-tjetrin për të legjitimuar vendndodhjen e tyre në politikë, por është njohja e popullsisë që jeton në një vend në një periudhë të caktuar, shpërndarja e kësaj popullsie, niveli i arsimit, punësimit, gjendja ekonomike e banesave etj. etj. Dhe nëpërmjet kësaj njohjeje të gjendjes, normalisht, duhet që shtetarët e vendit të mendojnë e të zbatojnë politikat e zhvillimit të vendit, duke i mbështetur në gjendjen reale në zona të ndryshme të Shqipërisë, e jo duke i marrë copy-paste nga kushedi ç’vend tjetër. Për këtë shërben regjistrimi i popullsisë. Dhe në fakt, rezultatet e këtij regjistrimit të fundit tregojnë se për këtë mund të shërbente shumë mirë dhe ky regjistrim, qoftë dhe me rezultatet e tij paraprake. Por mesa duket, kjo ka pak gjasa të ndodhë, të paktën në nivele qeveritare.

Një ndër rezultatet më interesante (jo se nuk dihej, por tani të paktën është dhe zyrtare) është shpërndarja e popullsisë sipas zonave urbane dhe rurale, nëse flasim me termat statistikorë të regjistrimit. Për shembull, në faqen e internetit, ku gjenden këto rezultate raporti mes popullsisë urbane dhe rurale, paraqiten si një arritje e jashtëzakonshme, “për herë të parë në histori”: Për herë të parë në historinë e censuseve të kryera në Shqipëri popullsia e cila jeton në zonat urbane është më e madhe se ajo në zonat rurale. Kështu, 53.7% e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 46.3% në zonat rurale. Jo vetëm kaq, por edhe nga vetë zyrtarë/et e lartë të shtetit tonë ky rezultat u quajt një arritje shumë e madhe – më në fund ne shqiptarë/et jemi më shumë qytetarë/e sesa fshatarë/e!!! A thua të ketë qenë ky një kompleks i madh i burrave dhe grave (atyre pak) që na drejtojnë, që të paktën me shifra zyrtare ne të jemi më shumë qytetarë/e? Kjo është shumë fatkeqe si situatë. Dhe pas kësaj dalldisë propagandistike të këtij rezultati, si gjithmonë u fsheh mosreflektimi mbi atë që ka ndodhur vërtet në Shqipëri këto 20 vitet e fundit, mosreflektim që vazhdon të mbizotërojë. Shqipëria ka përjetuar këto 20 vitet e fundit një lëvizje të brendshme demografike të jashtëzakonshme, e cila në më të shumtën (gjithnjë ndoshta) është kryer në mënyrë kaotike, e pakontrolluar dhe e mbështetur në një mungesë të plotë vizioni nëse i shërben ose jo zhvillimit të vendit. Familjet e varfra në zona të largëta malore apo dhe jo, e kanë parë si zgjidhjen e vetme lëvizjen pranë qyteteve të mëdha dhe kryesisht në qendër. Dhe me rastin më të parë të disa parave të dërguara nga jashtë (të djalit që ndërkohë kish vajtur emigrant) kanë tentuar të largohen nga fshati i largët, që nuk ofron asnjë mundësi, për të ardhur drejt Tiranës ose drejt qytetit më të afërt. Për ndonjë skeptik: kjo skemë, edhe pse e thënë në mënyrë të thjeshtë, është ajo që më së shumti ka ndodhur me lëvizjen e brendshme demografike në Shqipëri, sipas studiues/eve vendas/e e të huaj/a!! Në fakt duket sikur nuk ka asgjë të keqe në kërkesën për një jetë më të mirë të një familjeje, dhe nuk ka. Por duke qenë që mendohet se ne jetojmë në një shoqëri të përbashkët, është shumë e rëndësishme të mendojmë se si mund ta zhvillojmë sa më shumë shoqërinë tonë të përbashkët, bashkërisht dhe të drejtuar nga një grup njerëzish. Për këtë grupin e njerëzve drejtues, situata e rregullimit vetjak të familjeve shqiptare, duke u bazuar herë te paratë e nisura nga jashtë, herë te paratë e piramidave etj., ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë komode. Sepse kështu, nuk ka nevojë të mendohen politika zhvillimi për fshatin e largët, as sesi të ndihmohet blegtoria në fshatin malor, apo bujqësia në atë fushor, apo peshkimi etj. etj. Nuk ka nevojë të ndodhë asgjë nga këto, as të sigurohet shkolla e denjë për nxënësi/et e disa fshatrave të thellë, as hapja e rrugëve, as ngrohja, asgjë, asgjë, për sa kohë, këto familje mund të vijnë në qendër të Shqipërisë, të përdorin ca nga lekët e emigracionit, të bëjnë një shtëpi më të mirë, dhe të vazhdojnë të mos ia lodhin më kokën qeverisë, kushdo qoftë brenda saj. Lëvizja e brendshme demografike në Shqipëri së bashku me emigracionin kanë qenë një shpëtim i madh për të gjitha qeveritë, të cilave u është hequr një barrë e rëndë nëpërmjet mbështetjes së familjeve vetëm te vetja, barra e kujdesit për shtetasi/et e tyre. Dhe ja ku jemi më 2012, me një popullsi urbane më të lartë se ajo rurale, por që në fakt nuk ka ndodhur për shkak të ndonjë industrializimi të beftë, apo për shkak të zhvillimit të ndonjë sektori të qëndrueshëm në zonat urbane, që ka kërkuar menjëherë popullsi nga fshati. Ka ndodhur vetëm sepse njerëzit kanë qenë përballë mungesës së plotë të mbështetjes dhe të shpresës, dhe këtë të fundit e kanë kërkuar vetë, duke e vendosur veten në situata shpëtimi të përkohshme. Rritja e popullsisë urbane, që po na ofrohet si ndonjë sukses i jashtëzakonshëm që na vërtetuaka sesa “modernë/e” jemi, nuk është asgjë tjetër veç një tregues i papërgjegjshmërisë së vazhdueshme të qeverive në Shqipëri dhe lënies së popullsisë në mëshirën e fatit.

Dhe pasi na u tregua se sa urbanë/e qenkemi bërë për herë të parë në histori, nuk u vazhdua më tej, me shpërndarjen e popullsisë. Shpërndarja e popullsisë është një ndër treguesit më të rëndësishëm, nëse mendojmë vërtet për disa mënyra zhvillimi të vendit dhe për mirëqenien e shtetas/eve. Duke marrë parasysh dhe lëvizjen e popullsisë gjatë këtyre 20 viteve, është shumë e rëndësishme të shikohet se si jemi sot, se çfarë do bëhet me zonat nga ku janë larguar banorë/et, a ka ndonjë ide për zhvillimin e këtyre zonave, apo do vazhdojmë me këtë diskutimin banal të modernizmit bosh, si do zhvillohen zonat e qendrës që janë të mbipopulluara etj. Harta e dendësisë së popullsisë sipas regjistrimit të fundit, është imazhi më domethënës i asaj çfarë ka ndodhur këto 20 vite dhe i trishtimit që për herë të parë qenkemi më shumë qytetarë/e se sa fshatarë/e. Sipas regjistrimit, dendësia mesatare për Shqipërinë është 98.5 (banorë/e për kilometër katror). Vlera më e ulët në Shqipëri gjendet në Leskovik, 1.8 banorë/e për kilometër katror, dhe vlera më e lartë është në Tiranë, 10 533 banorë/e për kilometër katror (“një përmbi një në formë të një pallati”!!). Nuk besoj se ka nevojë për shumë komente për këto shifra. Mjafton të shihet harta e dendësisë së popullsisë (te faqja web e Instat, Rezultatet paraprake të Censusit, f.21), ku shumica e Shqipërisë është me ngjyrën e verdhë të zbehtë, a thua se dhe me ngjyrë është shprehur gjendja e trishtë e këtyre zonave, pa asnjë vizion zhvillimi, përveç se largimit drejt Tiranës, që dallon me ngjyrën e saj vishnje të errët. Këto janë rezultatet e regjistrimit, dhe këto duhet të na shqetësojnë më shumë. Ka dhe një rezultat tjetër në vazhdën e (a)rritjeve të mëdha boshe, dhe është rritja e numrit të ndërtesave me 34%. Kur e shikon kështu të shprehur, duket shumë e bukur vërtet, po nëse shkon pak më tej për të parë sesi ka ndodhur kjo rritje e ndërtesave, me çfarë është shoqëruar etj., nuk duket dhe aq shkëlqyese. Do të ishte vërtet shkëlqyese nëse do të shprehte zhvillimin ekonomik të vendit nëpërmjet rritjes së prodhimit, nëpërmjet zhvillimit të bujqësisë apo sektorëve të tjerë të qëndrueshëm. Ndërkohë që rritja e numrit të ndërtesave shpreh mbipopullimin e zonave të qendrës dhe qyteteve të mëdha, mungesën e zhvillimit dhe të shpresës për zonat e tjera në vend dhe mbështetjen e shumicës së familjeve te paratë e ardhura nga jashtë dhe jo te puna në vend.

Ky është pak nga regjistrimi i popullsisë dhe banesave në vitin 2012, që tregon se si është Shqipëria pas 20 viteve, sesi ia kanë dalë shqiptarë/et të mbijetojnë vetëm, me njëri/a-tjetri/ën, ca jashtë e ca brenda vendit. Por sot, kur nuk ka më para nga jashtë, dhe kur shkëlqimi i Tiranës është zbehur nga vështirësitë për gjetjen e një pune, apo nga pasiguria apo nga pamundësia për të siguruar qoftë dhe ushqim, nga pamundësia për të gjetur një banesë (edhe pse paskëshim pasur bumin e jashtëzakonshëm të banesave), ajo që është urgjente është alternativa se çfarë do bëhet për ta zgjidhur këtë katastrofën e deritanishme, se si do zhvillohen fshatrat dhe qytetet e vogla me ngjyrë të verdhë, në mënyrë që të mos zbrazen fare, se si do shtohen shkollat, qendrat shëndetësore etj., për zonat e mbipopulluara, sesi do hapen vendet e punës që tashmë njerëzit të kenë ca të ardhura nga puna e tyre në vend, e jo nga paratë nga jashtë etj. etj. Deri tani vetëm një alternativë është dhënë – festa e madhe meqë u bëmë urbanë/e. Në pritje të tjetrës, pa festë ndoshta, por me punë.

*Pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës

Shënim: Pikëpamjet e shprehura nuk prezantojnë domosdoshmërisht qëndrimin redaksional të Reporteri.org

(marre nga gazeta MAPO)

Midis integrimit dhe europianizimit
nga Gentian Elezi

Hapësira europiane po përjeton një nga periudhat më të vështira që pas Luftës së Dytë Botërore. Kriza e zonës së euros, për shkak të dështimit të politikave të borxhit të disa shteteve, ka sjellë në debatin publik europian diskutime të reja mbi të ardhmen e projektit të madh europian. Së pari, diskutohet se çfarë lloj krize është kjo. Katër hipoteza kryesore janë ngritur në mjediset institucionale dhe akademike në Europë, për të shpjeguar arsyet e kësaj krize, përkatësisht: krizë e monedhës së përbashkët, krizë e borxheve, krizë e legjitimitetit nga pikëpamja e marrjes së vendimeve dhe krizë institucionale e Brukselit. E megjithatë, gjasat për një shpërbërje si të monedhës së përbashkët, ashtu edhe të vetë Bashkimit Europian, janë shumë të pakta. Analizat kosto-benefite që kanë udhëhequr këtë projekt që nga fillimet e veta, të shtyjnë të mendosh që leverdia është më e madhe nëqoftëse kjo situatë përballohet dhe vazhdohet me integrimin e mëtejshëm.

Po ku qëndron Shqipëria në gjithë këtë proces? Sa fitojmë dhe sa humbasim nga integrimi europian? Ka qenë dhe është një proces burokratik dhe i zbrazët në përmbajtje apo ka sjellë elemente të ndryshimit në funksionimin e shoqërisë dhe shtetit shqiptar? Pra, ku ka qëndruar Shqipëria në hapësirën midis integrimit dhe europianizimit?

Pyetjet e mësipërme kërkojnë studim dhe analizë të thelluar të procesit, por duke u bazuar te mënyra e funksionimit të Bashkimit Europian dhe teoritë kryesore që shpjegojnë ndërveprimin e tij me shtetet e tjera, mund të formulohen disa qëndrime dhe arsyetime edhe mbi realitetin shqiptar dhe ndërlidhjen e tij me të ardhmen europiane.

Së pari, vetë titulli i esesë kërkon një sqarim të termave të përdorur. Ku ndryshon integrimi europian nga europianizimi? Proceset integruese njihen si bashkime të disa pjesëve, të elementeve të ndryshme për të formuar diçka të re. Në rastin e Bashkimit Europian, ky proces ka filluar dhe është zhvilluar në mënyrë graduale, duke u mbështetur tek i ashtuquajturi ‘efekt dytësor’ (spillover). Ky koncept mbështet idenë se integrimi në një sektor sjell në mënyrë të pashmangshme integrim edhe në sektorë të tjerë të ndërlidhur. Pra, duke i dhënë shpjegime funksionaliste procesit, integrimi ka vazhduar në mënyrë të pashmangshme, ashtu si orteku i borës që zbret vrullshëm duke u zmadhuar, për shkak të përfitimeve dhe rritjes së bashkëpunimit që sillte. Integrimi është parë si proces bashkimi të pjesëve të ndryshme të secilit realitet dhe, ashtu si ndërthurja apo mbivendosja e disa rrathëve, kjo ka sjellë krijimin e një hapësire të përbashkët ku ka shkallë të lartë uniformiteti.

Ndërkohë që integrimi ka të bëjë më shumë me procesin pothuajse mekanik të adoptimit të rregullave dhe institucioneve të përbashkëta në një hapësirë të caktuar dhe unifikimit të vendimmarrjes vetëm në atë hapësirë, europianizimi është pasoja e këtij procesi. Europianizimi ka të bëjë me asimilimin dhe përbrendësimin e këtij produkti të përbashkët, nga institucionet, aktorët politikë, por mbi të gjitha nga shoqëria. Në kohët e sotme, ritmi i prodhimit dhe adoptimit të rregullave dhe institucioneve të reja është shumë më i madh sesa aftësia për t’i kuptuar dhe zbatuar ato. Ky është një problem i shumë shoqërive në kohën e globalizimit, por theksohet edhe më shumë në vendet post-totalitare me kapacitete të ulëta administrative dhe institucionale. Në këtë kuadër, hallka e dobët e hapësirës midis integrimit dhe europianizimit të Shqipërisë qëndron pikërisht te kuptimi dhe zbatimi i asaj çka ‘kopjohet’ nga Bashkimi Europian. Performanca e vendit nga pikëpamja e adoptimit të rregullave dhe institucioneve sipas modelit europian është mjaft e kënaqshme. Kjo nuk do të thotë që nuk ka probleme me cilësinë e ligjeve dhe mënyrën sesi i përshtasim në realitetin shqiptar, përkundrazi.

Por moment edhe më delikat mbetet aftësia e kuptimit dhe e zbatimit. Zbatueshmëria e legjislacionit komunitar dhe më gjerë është tregues që ndikon drejtpërsëdrejti në legjitimimin e këtij procesi dhe për rrjedhojë edhe në vetë nivelin e europianizimit. Duke adoptuar ligje dhe duke ngritur institucione, pa i kuptuar dhe pa i përshtatur me realitetin, ulet efikasiteti i zbatimit të këtyre normave dhe për rrjedhojë dobësohet procesi i europianizimit. Këtu janë me vend edhe kritikat për mënyrën sesi është administruar ky proces në vende si Shqipëria. S’ka dyshim që Bashkimi Europian e ka të qartë kushtëzimin drejt anëtarësimit dhe kushdo duhet të përmbushë kriteret dhe kushtet e paracaktuara. Por rruga sesi shkohet atje nuk mund të jetë e njëjtë për secilin shtet, aq më tepër kur kanë karakteristika dhe nuanca të ndryshme. Vitet e tranzicionit kanë kërkuar sprova jashtëzakonisht të mëdha për vendet ish-komuniste, duke reformuar njëherësh disa sektorë të shoqërisë dhe duke ndryshuar panoramën institucionale të mënyrës së funksionimit të saj. Ky proces ka ecur paralelisht me integrimin, por ky i fundit ka diktuar hapin dhe përmbajtjen e reformave, më shumë sesa nevojat dhe interesat e mirëpërcaktuara të vetë vendeve. Nuk po themi që kërkesat e Bashkimit Europian janë të dëmshme për Shqipërinë. Demokracia e konsoliduar, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, shteti i së drejtës, të drejtat e njeriut, ekonomia funksionale e tregut etj., janë padyshim aspirata të vendit, por axhenda dhe ritmi i paracaktuar nga Brukseli lidhur me punën në këto fusha është përgatitur në mënyrë uniforme për të gjithë vendet, pa bërë dallime thelbësore në kapacitetet financiare, karakteristikat dhe nevojat e tyre kohore. Duke përfituar nga dobësia e aftësive negociuese të institucioneve shqiptare, Bashkimi Europian është imponuar pikërisht në këta terma. Kjo ka bërë që procesi i integrimit të shndërrohet nga mjet për europianizimin e Shqipërisë në qëllim në vetvete.

Pasoja e dytë, e lidhur me argumentimin e mësipërm, ka të bëjë me mënyrën sesi kjo lloj qasjeje ndaj procesit ndikon në të ardhmen tonë si anëtarë të Bashkimit Europian. Parulla historike e Bashkimit Europian, e artikuluar nga themeluesit e tij, ka qenë “bashkim në diversitet”. Kjo nënkuptonte që procesi i integrimit duhet të krijojë terrene të përbashkëta, por duke përfshirë në gjirin e vet të gjithë shumëllojshmërinë e kulturave dhe karakteristikave të shoqërive të ndryshme që i bashkoheshin këtij projekti. Me imponimin e Bashkimit Europian nëpërmjet procesit të kushtëzimit dhe me forcimin e rolit të institucioneve të tij në proceset e anëtarësimit të viteve të fundit, gjithmonë e më shumë ky raport po shndërrohet në një varësi me një drejtim. Për arsye strukturore të brendshme, por edhe për shkak të karakteristikave të vendeve jashtë Bashkimit Europian, duket se kjo bashkësi tashmë nuk ofron shumë hapësirë për përthithjen e vlerave dhe kulturave të shoqërive jashtë saj. Gjithmonë e më shumë procesi i integrimit po i ngjan një uniformimi radikal, ku vendit aspirant i kërkohet të përshtatet, ndërkohë që vetë Bashkimi Europian nuk ndryshon më. Fleksibiliteti dhe hapja e tij në këtë drejtim duket se ka përjetuar një tkurrje në vitet e fundit, duke e bërë atë një strukturë edhe më konservatore dhe të kujdesshme ndaj ‘të huajit’. Duket sikur Europa është kaq, kjo që u ndërtua tashmë, prandaj kushdo që kërkon të hyjë nuk ka ç’të kontribuojë më në pasurimin e saj, por thjesht duhet të përshtatet. Kjo nuk ka si të jetë e vërtetë dhe cenon në thelb vetë parimin e origjinës së këtij projekti. Por asnjëherë si më parë, Bashkimi Europian nuk ka hasur vende aspirante kaq të dobët e kaq problematikë. Për rrjedhojë, mënyra sesi Shqipëria po shkon drejt anëtarësimit reflekton nxitim dhe pakujdesi nga pikëpamja e përmbajtjes së procesit. Duhet një vëmendje më e lartë ndaj këtij aspekti, duke treguar më shumë kujdes edhe në kërkesat e Brukselit dhe, mbi të gjitha, në afatet kohorë që imponohen. Patjetër që Shqipëria ka humbur shumë kohë në rrugën e integrimit, por shpejtimi i këtij procesi thjesht e vetëm formalisht, cenon emancipimin dhe europianizimin e vendit si dhe rrezikon ta prezantojë atë para derës së Bashkimit Europian si një vend që nuk ka gjëra për të ofruar.

Së fundi, i gjithë ky proces duhet të shkëputet sa më shumë nga retorika e politikës së brendshme. Dëmi që i ka sjellë integrimit keqpërdorimi dhe bashkëngjitja që i është bërë me kauza të rëndomta të rendit politik të ditës, është i vështirë për t’u matur, por i lehtë për t’u vëzhguar. Rreziku i moskuptimit dhe delegjitimimit të procesit në sytë e shoqërisë shqiptare rritet edhe më shumë nga kuptimi kallp që i jepet integrimit nga ana e klasës politike. Një shembull i qartë është rrëmuja mediatike e debateve dhe mesazheve që palët politike krijojnë çdo vit, pas publikimit të raportit të progresit që Komisioni Europian publikon në kuadër të monitorimit të Shqipërisë. Çdo vit, ‘kacafytja’ politike zhvillohet duke pushtuar ekranet televizive dhe orientohet drejt interpretimeve të gotës gjysmë plot ose gjysmë bosh. Të paktën vitin e kaluar, palët ranë dakord që gota ishte bosh dhe beteja u zhvendos në terrenin e përkatësisë së fajit. Ashtu si mbreti Midas në mitologjinë e lashtë greke që kthente në ar çdo gjë që prekte, duket sikur politika shqiptare cenon çdo proces që prek dhe e vesh me petkun e përplasjes politike. Çështja e integrimit duhet të dalë nga kjo vorbull dhe duhet të marrë pamjen e një projekti kombëtar, mbi politikën. Ajo duhet të angazhojë gjithë grupet e tjera të shoqërisë, nga akademikët e intelektualët, tek ekspertët, grupet e interesit, shoqatat e ndryshme etj. Shteti dhe politika shqiptare janë aktorët kryesorë të këtij procesi, por autorësia dhe, për rrjedhojë, përgjegjësia nuk duhet të mbetet vetëm tek ta, por duhet shpërndarë në gjithë shoqërinë shqiptare. Në këtë kuadër, duhen nxitur sa më shumë debatet dhe nismat që analizojnë e kërkojnë ta kuptojnë këtë proces, duke ballafaquar idetë dhe ofruar zgjidhje sa më të përshtatshme për terrenin shqiptar.

*Komenti është shkruar enkas për debatin ‘Europa jo Eurotopia’, të organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar. Botuar së pari në websajtin e institutemedia.org

Shënim: Pikëpamjet e shprehura nuk prezantojnë domosdoshmërisht qëndrimin redaksional të Reporteri.org

(marre nga gazeta MAPO)

Gjermania duke ia vështirësuar punët Europës
New York Times

Udhëheqësit e Bashkimit Europian nuk kanë arritur të kenë sukses në përmbushjen e detyrimit të tyre parësor: rritjen e fondit të shpëtimit për të mbrojtur ekonomitë e dobëta të Europës nga dështimi për të shlyer borxhet.

Në vend të kësaj, udhëheqësit e 25 vendeve të BE-së, nga 27 anëtarë, janë pajtuar për nënshkrimin e një pakti të ri fiskal, që do t’i kufizojë ligjërisht ata nga luftimi i recesionit (rënies) me stimuj (shtysa) të fuqishëm fiskalë.

Shumica e ekonomistëve jashtë Eurozonës e konsiderojnë këtë një zgjidhje të rrezikshme. Këto vende përbëjnë më shumë se 20 për qind të ekonomisë botërore. T’i dënosh ato me recesione më të gjata dhe më të thella do të thotë të dobësosh ekonomitë e tjera që varen nga tregtia; nga Shtetet e Bashkuara deri te Kina.

Pa një fond më të madh ndihmash, ka gjasa që investitorët të ruajnë të njëjtin qëndrim ndaj ekonomive të dobësuara, si në Itali e Spanjë, duke rritur interesat e tyre të shpenzimeve, e rrjedhimisht duke rritur edhe deficitin e tyre.

Kështu, udhëheqësit europianë kanë shtyrë deri në mars vendimin për të injektuar më shumë para, por spekulatorët e tregut mund të mos pajtohen me pritjet.

Por ajo që është edhe më dëshpëruese, është se udhëheqësit europianë besojnë se kanë pasur sukses.

“Duke marrë parasysh afatin, kjo ka qenë një kryevepër”, ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel, në lidhje me paktin e ri fiskal.

Ishte muaji dhjetor kur ajo ua bëri të qartë udhëheqësve të tjerë europianë se miratimi i paktit fiskal për të balancuar buxhetet e tyre dhe për të reduktuar borxhin, është një parakusht thelbësor për Gjermaninë për të vazhduar pagesën e pjesës së saj të borxhit europian.

Pakti fiskal vendos gjoba të konsiderueshme për secilin vend nënshkrues, deficiti i të cilit është mbi 0.5 për qind e produktit të brendshëm bruto.

Si ekonomia më e madhe e Bashkimit Europian dhe kontribuuesja më e madhe në fondin e ndihmës, Gjermania vazhdon të përcaktojë qasjen në menaxhimin e krizës ekonomike të kontinentit. Të tjerët, veçanërisht ata që kanë nevojë për ndihmë për t’i paguar faturat e tyre, kanë më pak zgjedhje.

Një udhëheqëse e zgjuar si Angela Merkel do të ndërtojë një Bashkim më të fortë Europian, duke ndihmuar fqinjët e saj.

Një udhëheqëse e zgjuar po ashtu do t’i kujtojë votuesit gjermanë se përparimi i ekonomisë së tyre, që varet nga eksportet, shtron kërkesa të vazhdueshme në vendet fqinje.

Lidershipi i keq gjerman gjatë kësaj krize ka çuar në një çmim më të lartë ekonomik dhe social të paguar nga Greqia, Irlanda, Portugalia, Spanja, Italia, Belgjika dhe Franca. Sa më gjatë këmbëngul Gjermania që masave shtrënguese fiskale t’u japë përparësi në raport me rritjen ekonomike, aq më shumë gjasa ka që Gjermania gjithashtu të kapet nga dhimbjet ekonomike.

*Një prej editorialëve të djeshëm të gazetës prestigjioze amerikane

Shënim: Pikëpamjet e shprehura nuk prezantojnë domosdoshmërisht qëndrimin redaksional të Reporteri.org

(marre nga gazeta MAPO)

Dhuna kundër gruas në Shqipëri shqetëson perëndimorët
nga Arben Muka

Fenomeni i dhunës ndaj grave vijon të jetë prezent në Shqipëri. Por ndërkohë është rritur numri i denoncimeve të dhunës nga ana e grave. Shqetësim mbi këtë fenomen shprehin edhe ambasadorët e huaj.

Duke shprehur shqetësimin për një problem të mprehtë të shoqërisë shqiptare, një grup ambasadorësh të huaj që punojnë në Tiranë kanë adresuar ditët e fundit në opinionin publik një letër të hapur ku kërkojnë vëmendje më të madhe nga autoritetet dhe nga shoqëria në parandalimin dhe penalizimin e këtij fenomeni.

Mbrëmja e së enjtes (03.02) ka qenë fatale për dy gra në Tiranë, të cilat kanë humbur jetën nga armët e zjarrit. Eleni B., 34 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, me profesion laburante dentale, u qëllua disa herë për vdekje nga një person i paidentifikuar ende nga policia, vetëm pak metra larg shtëpisë së saj. Ndërkohë që 25 vjeçarja Megi J. nuk i rezistoi dot plagëve të rënda në spital, pas plumbave që mori rastësisht gjatë përleshjes së grupeve rivale në njërën nga lagjet e kryeqytetit.

Denoncim dhe heshtje

Autoritetet policore dhe gjyqësore pritet që të zbardhin rrethanat e këtyre dy akteve të rënda, por ajo që është e dukshme është përsëritja e krimit me vrasje ku në shënjestër janë gratë. Dorën dhe armën ndaj tyre e ngrenë dhe pjesëtarë të familjes, më së shumti bashkëshortët. Po t’i referohemi statistikave zyrtare që ofron policia vetëm gjatë vitit 2011 janë regjistruar 17 raste të grave që janë vrarë nga bashkëshortët e tyre, në një kohë që në sportelet e komisariateve të policisë dhe në mjediset e gjykatave është shtuar numri i denoncimeve që bëhen nga femrat për ushtrim dhune nga burrat e tyre ose anëtarë të tjerë të familjes.

Për aktivistët e shoqërisë civile problem është dhe numri i lartë i atyre rasteve që nuk arrihet të denoncohen në organet kompetente duke e mbajtur në mënyrë permanente aktin e ushtrimit të dhunës ndaj femrave brenda familjes dhe jashtë saj. Megjithëse ka patur disa herë ndryshime të legjislacionit në favor të barazisë gjinore, në favor të parandalimit dhe ndëshkimit të dhunës ndaj grave, sërish fenomeni gëlon në shoqërinë shqiptare.

Letra e diplomatëve perëndimorë

Ditët e fundit një grup diplomatësh përendimorë, ambasadorë, nëpunës dhe drejtues të misioneve ndërkombëtare të akredituar në Shqipëri, kanë drejtuar një letër publike ku kanë shprehur shumë shqetësim për prezencën e fenomenit të ushtrimit të dhunës ndaj grave. “Për të konsoliduar më tej të drejtat e grave, ne nxisim autoritetet kombëtare që të garantojnë që legjislacioni penal t’i sigurojë mbrojtjen dhe mekanizmat e përshtatshëm ligjorë të mbijetuarave të dhunës në familje. Ne vazhdojmë të jemi mjaft të shqetësuar nga statistikat zyrtare që tregojnë se 17 gra janë vrarë nga bashkëshortët e tyre gjatë vitit të kaluar. Më e rëndësishme është nevoja për të penalizuar si dhunën me bazë gjinore ashtu edhe dhunën në familje.“ – thuhet mes të tjerave në këtë letër.

Duke mos qënë vetëm në pozitat e konstatimit të gjendjes, grupi i diplomatëve ka nxitur parlamentin shqiptar, por dhe organizatat e shoqërisë civile që punojnë në këtë drejtim që shfrytëzojnë ndryshimet e pritshme për të garantuar “standardet ndërkombëtare të vendosura nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas, së bashku me harmonizimin e legjislacionit shqiptar me kuadrin ligjor te BE-së për të siguruar de facto të drejta të barabarta si për burrat edhe për gratë.

Njëra nga nënshkrueset e letrës publike është dhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Carola Müller-Holtkemper. Ajo shprehet për DW-në se përballë prezencës së këtij fenomeni, iniciativa e grave ambasadore ka patur mundësi që t’i japë zë këtij shqetësimi.

“Një efekt i parë pozitiv i një vetëdijeje të re më duket, se është fakti që gjithnjë e më shumë gra po denoncojnë dhunën kundër tyre, dhe nuk po heshtin më. Dhunë kundër grave, për fat të keq, ka kudo – edhe në Gjermani. Por këtu duhet punuar me pozicionimin ndaj këtij fenomeni. Dhuna kundër grave – qoftë kjo edhe brenda një raporti martesor – duhet të gjejë përbuzjen e shoqërisë. E për këtë qëllim është e nevojshme nga njëra anë të ketë sanksione rigoroze, por para së gjithash duhet të ekzistojë veprimi dhe ndërhyrja e organeve kompetente të policisë apo gjykatave përkatëse”.

Ndërkohë që për problemin e angazhimit më të madh të vajzave dhe grave në politikë, në zbatim të kërkesave që ka Kodi Zgjedhor, kryediplomatja gjermane në Shqipëri shprehet për Dë-në: “Me kënaqësi konstatohet se angazhimi politik i shqiptareve është gjithashtu në rritje; e rëndësishme është në fund të fundit, që ato të mund të fitojnë besimin e zgjedhësve. E megjithatë mbetet ende shumë për të bërë, pasi partitë politike jo vetëm që nuk e kanë ruajtur kuotën e përcaktuar të kandidateve femra, por as edhe u dënuan për këtë”.

(marre nga Deutsche Welle)