Thursday, February 23, 2012

Harresa e Madhe

Postuar nga admin me January - 27 - 2012

nga Alfons Grishaj

Çdo shtet në botë i respekton heronjtë e vet në bazë të kontributeve, por edhe të kushteve dhe rrethanave në të cilat i kanë shërbyer vendit të tyre. Por, a ndodh kjo me shtetin amë, Shqipërinë dhe shtetin tjetër të shqiptarëve, Kosovën? Pjesërisht, po. Përkujtohen heronjtë e mëdhenj, të cilët kanë kontribuar në momentet kulmore të ndryshimeve, të ndërtimit apo krijimit, të flijimit apo aksidentit… KUJTOHEN! Por, jo të gjithë. Dhe ata që harrohen më shpesh janë heronjtë, të cilët kanë jetuar jashtë atdheut.

Megjithëse me një strukturë diplomatike moderne, shteti shqiptar nuk është i aftë të zbulojë vlerat e veta kombëtare dhe Heronjtë nëpër shtete të ndryshme të botës. Nëse komunizmi varrosi çdo vlerë nacionaliste, duke vënë në plan të parë internacionalizmin proletar dhe jo HEROIN ose individin që e ekspozon me dinjitet identitetin etnokulturor në diasporë, tashmë ky individ njihet rrallëherë për vlerat kombëtare apo intelektuale, dhe paradoksalisht, vlerësohet dhe nderohet për nga vlera e xhepit. Sepse për institucionet shqiptare, diaspora është thjesht çështje remitancash dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë vetëm me aspektin material. Ana shpirtërore, përpjekjet intelektuale për ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar në hapësira globalizuese, nuk është çështje për zyrtarët e Shqipërisë apo Kosovës. Çdo gjë mund të jetë e kuptueshme deri në një pikë…Por atë që nuk e kuptoj, është se çfarë i kushton shtetit të nderojë qytetarin e vet, heroin e vet, mbasi xhepin e ka “të mbushur”? Në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë ekziston Drejtoria e Diasporës, ndërsa në Kosovë, Ministria e Diasporës. Çfarë bëjnë këto institucione për të njohur këta heronj apo intelektualë që e çojnë jetën duke mbajtur lart emrin e shqiptarit?

Le të hyjmë në temë: Para pak ditësh vdiq Z. Mark Martini, një nga Heronjtë e Nacionalizmit Shqiptar në Amerikë. Një nga njerëzit që mbajti lart flamurin shqiptar pa yll, krahas shumë nacionalistëve të tjerë të shquar si Prof. Arshi Pipa, Llesh Grishaj, Imam Vehbi Ismaili, Dr. Gjon Kelmendi, Baba Rexhepi, Dr. Gjon Bucaj, Prof.Luan Gashi, Dr.Fuat Myftia, Petrit Butka, Hafëz Isuf Azemi, Luan Isufi,Tajar Shaska, Xhaferr Malushi,Tahir Markja, Ferdin Toptani, Bilal Xhaferri, Prenush Gjoni, Vasel Doda, Agim Karagjozi, Franz Grishaj, Xhevdet Hoxha, Isuf Selenica, Njazi Bardha, Bardhok Ndreu, e shumë tjerë në Amerikë dhe shtete të ndryshme që luftuan për Shqipërinë e Kosovën, për vlerat civile demokratike perëndimore. Konfuci thotë: “Njerëzit e mirë frymëzojnë të tjerët dhe ushqejnë virtytin”.

Mark Martini ishte pinjoll i një familjeje me tradita patriotike, arratisur nga Shqipëria, për t’i shpëtuar ferrit të përndjekjes nga regjimi komunist. I edukuar në Perëndim me idealet demokratike, z. Martini nuk reshti kurrë së punuari për lirinë e Shqipërisë dhe Kosovës. Ai ishte pjesëmarrës aktiv në shumë tubime politike të organizuara për të bërë të njohur para administratës amerikane çështjen shqiptare në Ballkan. Ndër kontributet e çmuara të z.Martini nuk mund të mos përmendet angazhimi në themelimin e Kishës Shqiptare të Shën Palit në Michigan.

Mark Martini ishte jo vetëm një veprimtar i pakursyer për Shqipërinë e lirë, por ishte dhe një luftëtar Hero Amerikan në luftën e Vietnamit, pikërisht në kohën kur regjimi diktatorial shqiptar solidarizohej shpirtërisht dhe materialisht me armatën komuniste vietnameze. Ai u shqua dhe si sportist dhe qitës kampion duke përfaqësuar Amerikën në lojërat e Biathlan Winter. Presidenti i SHBA-së, Barak Obama, në shenjë nderimi dërgoi flamurin amerikan për të mbuluar arkivolin e veteranit dhe sportistit të shquar, Mark Martini. Kurse shteti shqiptar, jo vetëm që i injoron heronjtë e vet, si Atdhetari Martini, por edhe i fyen teksa u dërgon ngushëllime spiunëve të damkosur, të cilët i kanë shërbyer devotshmërisht UDB-së!!!

Diplomaci diletantësh e konsujsh dritëshkurtër, apo shtet apatik?
Ç’është kjo pikë e zezë me këtë diplomaci të çalë e pa vizion? Shteti amerikan njeh dhe përcjell me vëmendje të plotë jetën dhe veprimtarinë e çdo qytetari të tij kudo që të ndodhet, deri dhe në skutat më të humbura të globit. Shteti shqiptar dhe ai kosovar, me më shumë se gjysmën e popullsisë aktive në emigracion, duhet të ndjekin pikërisht modelin amerikan të vëmendjes ndaj qytetarëve të vet kudo që ndodhen, për të njohur dhe nderuar Heronjtë e shpalimit të identitetit kombëtar. Institucionet që merren me diasporën duhet të bëjnë kujdes në përzgjedhjen e diplomatëve, konsujve dhe nëpunësve të tjerë të kontaktit me emigrantët shqiptarë nëpër botë, qofshin politikë apo ekonomikë. Në këto detyra nuk duhet të bëjnë pjesë barkderrat, të korruptuarit, që i masin emigrantët për nga xhepi, por njerëz me integritet moral e profesional, të cilët e kuptojnë se sa e rëndësishme është për vendin dhe diasporën vlerësimi i kontributeve në dobi të ruajtjes dhe kultivimit të identitetit kulturor shqiptar në çdo cep të globit.

Nuk do ishte aspak habi që ndonjë ditë, injorimi i këtyre kontributeve të shkaktonte nëpër rrethet e diasporës një pakënaqësi, që do pasohej me reagime ndaj klasës politike shqiptare. Çdo shoqëri dhe çdo shtet me një diasporë kaq të madhe e kaq të përhapur nëpër botë do të bënte çmos që ta kishte atë pjesë integrale të zhvillimeve të brendshme politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore. Në botën demokratike, jo rrallë ka ndodhur që qeveritë apo ministritë t’i drejtojnë pikërisht personalitete nga diaspora. Shqipëria ka jo vetëm “krahun e punës” jashtë kufijve, por edhe pjesën më të qenësishme të trurit. Por ky fakt është harruar në Tiranë dhe në Prishtinë.

Nuk dua të besoj se politika e brishtë shqiptare është duke fjetur në kalbësinë apo plehun e së shkuarës izolacioniste, pa krijuar profilin e vet, pa krijuar ndërgjegjen e vet, pa i shërbyer qytetarit dhe vendit… Konfuci thotë: “Druri i kalbur nuk mund të bëhet skulpturë, një mur me pleh nuk mund të bëhet allçi.”

*Autori është një ndër demonstruesit e parë antikomunistë dhe themelues i të parës parti demokratike për Shkodrën, i nderuar me titullin “Pishtar i Demokracisë”

Shënim: Pikëpamjet e shprehura nuk prezantojnë domosdoshmërisht qëndrimin redaksional të Reporteri.org

(marre nga gazeta MAPO)

Gjithashtu mund te lexoni

Komentoni

Terre des hommes Albania

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

nga Pjesë nga FAZ/Karl Peter Scharz/Ina Verbica Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që [...]

Aleanca Kundër Importimit të Plehrave mbledh firma për referendum

nga Ilirian Agolli Veprimtarë të mjedisit dhe të shoqërisë civile po vazhdojnë në Tiranë dhe në qytete të tjera të [...]

Bundestagu mbështet hapjen e dosjeve sekrete në Shqipëri

nga Ani Ruci Bundestagu gjerman rikonfirmon gadishmërinë për t’i dhënë mbështetje politike e asistencë teknike Shqipërisë në procesin e hapjes [...]

Nisin procedurat për hetimin parlamentar ndaj drejtuesit të KLD-së

nga Ilirian Agolli Komisioni i ligjeve në parlament miratoi sot me votat e shumicës kërkesën e një grupi deputetësh për [...]

Ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE, të hidhet dritë e plotë mbi ngjarrjet e 21 janarit

nga Armand Mero Në Shqipëri, tre ditë përpara se të mbushet një vit nga ngjarjet e 21 janarit ku katër [...]

Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri – Dritë-hijet e një procesi të pazakontë

nga Vilma Filaj-Ballvora Të hënën u dha vendimi në njërin nga proceset gjyqësore më të ndjekura vitin e kaluar në [...]

Etiketat

Top Artikuj